VIDEO/ Kreu i PD: Partia nuk është e Sali Berishës! Partia nuk është e këtij apo atij personi. Partia është e guximit dhe fitores tuaj!

20:50, 26/06/2024
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha është ndalur te zhvillimet politike brenda Partisë Demokratike pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të rikthyer logon dhe vulën në selinë blu.

‘Partia nuk është e Sali Berishës! Partia nuk është e këtij apo atij personi. Partia është e guximit dhe fitores tuaj!’, theksoi Berisha në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Edhe njëherë, guximtare dhe guximtarë, të vazhdojmë betejën tonë të bashkuar.

Të bashkuar me çdo qytetar shqiptar.

Të bashkuar me çdo demokrate dhe demokrat.

Dhe këtu më lejoni në emrin tuaj t’u rikujtoj të gjithë atyre që nga viti 1990 gjer sot, kanë investuar mundin, djersin, mendjen, guximin e tyre në PD, në këmbë të gjithë së bashku.

Të bashkuar rreth flamurit të partisë.

Partia nuk është e Sali Berishës.

Partia nuk është e këtij apo atij personi.

Partia është e idealeve më të larta njerëzore tuaja.

Partia është partia e virtyteve tuaja.

Partia e guximit tuaj.

Parti e investimit tuaj.

Parti e fitores.

Rroftë fitorja, rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco