VIDEO/ Berisha: Pasaportën e Erion Veliajt e hoqi Edi Rama që të mos spiunojë dot më në qeveritë dhe vendet e tjera

20:45, 26/06/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal edhe te masa e dhënë nga SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për bllokimin e pasaportës, lajm i cili u raportua mbrëmjen e djeshme.

‘Pasaportën e Erion Veliajt e hoqi Edi Rama vetëm e vetëm që të mos spiunojë dot më në qeveritë dhe vendet e tjera’, theksoi Berisha në tubimin qytetar që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Miq, prej dje e gjer sot, Altin Zamani vazhdon pazarin me mandatet e arrestit, me mandatet e pa mandatet.

Edhe njëherë i them jep dorëheqjen, pazarexhi i fëlliqur.

Jep dorëheqjen tregtar i të drejtës dhe ligjit.

E kuptoni ju, janë arratisur me mace e me minj ata që duhej të ishin brenda sepse pasi i njofton, Dumani thotë i njoftoi gjykata.

Kurse heqja e pasaportës së Erion Veliajt është akti më cinik për opozitën shqiptare.

Është një tallje e vërtetë për opozitën shqiptare.

Pasaportën e Erion Veliajt, mos harroni se e hoqi Edi Rama vetëm e vetëm që të mos spiunojë dot më në qeveritë dhe vendet e tjera.

Hajduti duhet të nxirret të premten nga bashkia.

Për zverku, drejt në shtyllën e turpit të historisë.

Ndaj dhe le t’i themi Edi Ramës se nuk mashtron dot shqiptarët me pasaportën e turpit të Erion Veliajt.

T’i themi Zamanit se Nuredini që i shite dosjen dhe që është një serial killer në çdo variant, del më njeri se ti, pazarexhi dosjesh, njeri pa dinjitet që do dështosh me qëllim me urdhër të partisë çdo operacion.

Turpi të mbuloftë aty ku je!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco