VIDEO/ Berisha: Rrezatimi ishte 18 herë mbi normën! Një mjek i ndërgjegjshëm denoncoi skandalin, por u largua nga Onkologjiku

20:41, 26/06/2024
A+ Aa A-

Duke u ndalur te skandali me të sëmurët e prekur nga sëmundjet e rënda te Spitali Onkologjik, Berisha u shpreh se rrezatimi i pajisjes së kobaltit kishte një rrezatim 18 herë mbi normën dhe një gjë e tillë u denoncua nga një mjek i ndërgjegjshëm.

‘Rrezatimi ishte 18 herë mbi normën! Një mjek i ndërgjegjshëm denoncoi skandalin, por u largua nga Onkologjiku’, theksoi Berisha.

Berisha: Por ka një mjek të ndërgjegjshëm, sigurisht ka shumë, por ai bëri gjithçka për të mbrojtur personelin, të sëmurët nga impianti vdekjeprurës i Manastirliut dhe ish-kunatës së Edi Ramës.

Ky mjek i nderuar, të cilit unë i uroj suksese, protestoi në ministri për impiantin e vdekjes.

Protestoi te Joti dhe te drejtorët e QSUT-së.

Protestoi te drejtoria e Onkologjikut.

Denoncoi në prokurori te burri i Ermelindës, te prokurori-Felaj.

Të gjithë kanë heshtur si fije bari, bashkë-kriminelë, bashkë-vrasës.

Njëri pas tjetrit duke mbrojtur njëri-tjetrin.

Mjeku i ndërgjegjshëm dha dorëheqjen, u largua me një guxim dhe duke i thënë: ç’ke ti me këtë punë, mos u merr ti me këtë punë.

Mos u merr me këtë punë, ndërkohë burimi i rrezatimit ishte 18 herë mbi normën, me matje ndërkombëtare.

U ndala në këtë moment për t’u shpjeguar shqiptarëve se fati i tyre në duart e Edi Ramës, se fati i tyre në duart e këtij pushteti është sot më i pasigurt se kurrë.

Se o sot o kurrë duhet të marrin fatin në duart e tyre.

Se sot o kurrë duhet të marrin fatin e tyre në duart e tyre.

Duhet të bashkohemi në protestën e fuqishme.

11 korriku është dita të themi fjalën tonë.

Është dita e betejës sonë.

Është dita e fitores sonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco