TUBIMI/ Alimehmeti: Me skandalin te Onkologjiku kuptojmë që kjo nuk është një çështje dy-tre mjekësh, por shumë më e madhe

20:34, 26/06/2024
A+ Aa A-

Ilir Alimehmeti, drejtues i Departamentit te Shëndetesise në PD, pjesëmarrës në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha, mbajti fjalën e tij në lidhje me skandalin e fundit në spitalin Onkologjik Tiranë.

“Me këtë skemë ne nuk e kuptojmë që kjo nuk është një çështje dy-tre mjekësh, por është një çështje shumë më e madhe.

A nuk e dimë ne se për shëndetësinë në vend vetëm 2.7 përqind e GDP shkon dhe investohet?

A nuk e dimë ne, që na e thotë dhe OBSH që 60 përqind e lekëve për kujdesin shëndetësor e pagujanë vetë qytetarët?” u shpreh Alimehmeti.

E dëgjuat vetë nga goja e qytetarëve, se si trajtohen ato në spitalet e vendit, dhe çfarë dëgjojmë ne?

Dëgjojmë përsëritjen e të njëjtës skemë, si kryeminstri thoshte 'nuk e di, e bëjnë këta tjerët'.

Si Erion Veliaj që thotë 'nuk e kam idenë se çfarë bëjnë këta drejtorët e mi, nuk e dija që po ju vjedhin'.

E përsëriti këtë edhe ministrja e shëndetësisë, tha: 'Këta mjekët e bëjnë, nuk e di unë se çfarë po bëjnë ata'.

Por çfarë po ndodh? Me një nga sëmundjet më të rënda që egziston, me kancer, me atë që ta merr jetën ngadalë dhe ata që e vuajnë vetë ose me familjarët e tyre... e dinë se çfarë do të thotë...

Me këtë skemë ne e kuptojmë që kjo nuk është një çështje dy-tre mjekësh, por është një çështje shumë më e madhe.

A nuk e dimë ne se për shëndetësinë në vend vetëm 2.7 përqind e GDP shkon dhe investohet?

A nuk e dimë ne, që na e thotë dhe OBSH që 60 përqind e lekëve për kujdesin shëndetësor e pagujnë vetë qytetarët?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco