VIDEO/ Berisha: Rama ndryshoi ligjin që Vilma Nushi dhe Tom Doshi të shesin bërllog ilaçe që vrasin qindra qytetarë

20:31, 26/06/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, ka denoncuar të tjera skandale për shëndetësinë falas të Edi Ramës, ku sipas tij ka ndryshuar ligjin pasi erdhi në pushtet për ilaçet ne spitalet shtetërore.

‘Rama ndryshoi ligjin në vitin 2014 që Vilma Nushi dhe Tom Doshi të shesin bërllog ilaçe që vrasin qindra qytetarë’, akuzoi kryedemokrati Berisha.

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, ju keni dëgjuar dhe jeni tronditur nga skandali i publikuar në media.

Po ju garantoj se në atë spital dhe jo vetëm në atë spital, por në çdo spital janë marrë jetë njerëzish për shkak të korrupsionit që mbolli Edi Rama me shëndetësinë falas.

Të dashur miq, në vitin 2014, akti i parë nën diktatin e Vilma Nushit, Tom Doshit, vampirëve të shëndetit të shqiptarëve, u abrogua ligji sipas të cilit në territorin e Shqipërisë për shtetasit shqiptarë, nuk mund të shitej asnjë preparat, asnjë ilaç që nuk ishte miratuar nga enti i ilaçeve të BE ose SHBA.

Njëri nen. Neni tjetër, në territorin e Shqipërisë nuk mund të shitej asnjë ilaç që nuk ishte përdorur të paktën tre vite, në të paktën dy vende anëtare të BE.

Me këtë ligj ne mbronim qytetarët.

Ne sigurisht paguanim më shtrenjtë ilaçet në listën e rimbursimeve, por e bënim atë me ndërgjegjen më të plotë se qytetari duhej të blinte ilaçe dhe jo kallp ilaçe.

Duhej të blinte ilaçe të vërteta dhe jo toksike apo pa efekt.

Mirëpo erdhi bashkëshortja e kushëririt, që quhet Vilma Nushi dhe ligji duhej ndryshuar në mënyrë që Vilma të mblidhte fundërrinat e ilaçeve dhe t’ua shiste shqiptarëve sot, siç ndodh.

Miqtë e mi, ju duhet ta dini se të gjitha kompanitë pa përjashtim, të mëdha evropiane dhe botërore, që kishin përgjegjësi ligjore dhe shkencore për preparatet, u larguan një nga një të gjitha nga Shqipëria.

Të gjitha u zëvendësuan nga Vilma dhe Toma që fitojnë mijëra tendera në vit dhe shesin bërllog ilaçe për qytetarët shqiptarë. Të cilët humbasin qindra e qindra jetë nga këto ilaçe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco