SYRI TV/ Vendimi i Kuvendit: Sali Berishës nuk i hiqet mandati

17:01, 26/06/2024
A+ Aa A-

 

Konferenca e Kryetarëve ka vendosur këtë të mërkurë  që liderit të opozitës Sali Berishës mos t'i hiqet mandati i deputetit.

Gjatë diskutimeve në Konferencën e Kryetarëve, Kuvendi ka vendosur mos nisjen e asnjë procedure, ndërsa kryeparlamentarja Lindita Nikolla u shpreh se Berisha nuk është në kushtet kur ka refuzuar të marrë pjesë në seanca.

Nga ana tjerët kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi u shpreh se ky vendim i jep fund spekulimeve të mazhroancës socialiste, si dhe i kërkoi Kuvendit që t'i ofrojë mundësitë kreut demokrat Sali Berisha që të marrë pjesë në seancat plenare, pasi është votuar nga qytetarët shqiptarë për ti përfaqësuar në parlament.

SYRI TV

Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur që Kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha mos ti hiqet mandati i deputetit.

Në mbledhjen e  Konferencës së Kryetarëve, Kryeparlamentarja  Lindtia Nikolla deklaroi se Sali Berisha nuk është në kushtetet kur ka refuzuar të marrë pjesë në seancat plenare.

Dua t'i japim fund spekulimeve. Qenia e nje personi nen kete mase nuk mund te konsiderohet si mungese pa arsye ne Kuvend. Jemi konsultuar me njohes te ligjit dhe Kushtetutes.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi u shpreh se ky vendim i jep fund spekulimeve të mazhorancës socialiste.

Gazment Bardhi i kërkoi Kuvendit që t'i ofrojë mundësitë kreut demokrat Sali Berisha që të marrë pjesë në seancat plenare, pasi është votuar nga qytetarët shqiptarë për t'i përfaqësuar në parlament.

Sali Berisha ka bërë kërkesa të vazhdueshëme në SPAK  për të marrë pjesë në seancat plenare, si dhe ka kërkuar zhvillimin e interpelancës me kryeministrin Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco