Injorantët e Ministrisë së Kulturës - Teatrin Antik të Butrintit e quan Teatri Kombëtar

Injorantët e Ministrisë së Kulturës - Teatrin Antik të Butrintit e quan Teatri Kombëtar

16:07, 26/06/2024
A+ Aa A-
Më 5 korrik në teatrin antik të Butrintit mbahet një dëgjesë publike mbi projektin “Qendra e vizitorëve në Butrint”. Posteri i shpërndarë zyrtarisht ka megjithatë një gafë, në vend të termit Teatri Antik i Butrintit është shkruar Teatri Kombëtar i Butrintit.
Gafa bëhet më e qartë nëse kemi parasysh se Shqipëria ka vetëm një institucion që njihet si teatër kombëtar dhe po aq, imazhi përfaqësues i Butrintit është pikërisht teatri antik që shihet edhe në poster.

Për gafën ka reaguar ish drejtori i Butrintit Auron Tare, ndërsa Butrinti prej kohësh është në qendër të debateve për planin e menaxhimit, zonën e mbrojtur, ndërtimet dhe UNESCO-n.

REAGIMI I TARES

Në këtë vend ku mjekët vrasin të sëmurët nuk ka mbetur më asgjë për tu suprizuar.

Megjithatë kur lexon një poster të tillë të paktën ne që merremi me Trashëgiminë Kulturore e kuptojmë se sa poshtë ka rënë ky Institucion i rëndësisë Kombëtare. Lexoni posterin qe ka nxjerre Ministria e Kultures dhe ku ka edhe logot e disa Institucioneve te tjera qe do te kryejne administrimin e Butrintit ne emer te popullit shqiptar.

Lexoni se cfarë injorantësh janë këta zyrtare dhe do te kuptoni se shkatërrimi i Institucioneve të Trashëgimisë me sa duket bëhet me një qëllim të caktuar.
Ministria e Kulturës, BMF ( që tingellon si ai stacioni i kengeve kitch me çingije) dhe ca të tjerë e quajnë Teatrin Antik të Butrintit një Teatër Kombëtar.
O injorantë po ku dreqin jeni mbledhur të gjithë bashkë se na kallët krupën me këto idiotësi.

Ju ka votuar edhe Parlamenti i Republikës që të talleni me Trashëgiminë. TURP

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco