VIDEO/ Bardhi: Berishës nuk do t'i hiqet mandati, parlamenti t'i sigurojë mundësinë e pjesëmarrjes në seancat plenare

15:27, 26/06/2024
A+ Aa A-

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së konferencës së kryetarëve.

Bardhi është shprehur se pas interpretimit qartë të rregullores kreu i PD, Sali Berisha nuk ka munguar qëllimisht në seancat plenare e për pasojë nuk i hiqet mandati i deputetit.

"Sapo ka përfunduar mbledhja e konferencës së kryetarëve ku përveç rendit të ditës është diskutuar dhe opinioni ligjor i strukturës së kuvendit për leximin drejtë sa i takon mandatit të kreut të PD , Sali Berisha dhe arsyeve të ligjshme të mungesës së tij në seancat e kuvendit.

Ashtu si kushtetuta përcakton bëhet fjalë për një mungesë me arsye edhe vetë deputeti ka kërkuar që të jetë pjesë e punimeve të kuvendit. Dua ti jap fund spekulimeve brenda mazhorancës se ky fakt nuk mjafton dhe kuvendi do të duhet ti sigurojë pjesëmarrjen Berishës në punimet e kuvendit.

Ushtrimi i mandatit të deputeti po mohohet në mënyrë arbitrare, kushtetuta nuk lejon pengimin e një deputeti për të ushtruar mandatin dhe çdo institucion do të duhet ti binden kushtetutës. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco