Vjedhja e fondeve të bujqëve nga qeveria, PD: Mocion me debat në Kuvend, të zhbllokojmë fondet e IPARD III

Vjedhja e fondeve të bujqëve nga qeveria, PD: Mocion me debat në Kuvend, të zhbllokojmë fondet e IPARD III

14:32, 26/06/2024
A+ Aa A-

Grupi parlament i PD-së ka vendosur në mbledhjen e sotme që të kërkojë Mocion me Debat në Kuvend lidhur me skemën kriminale të ngritur nga Ministria e Bujqësisë për të vjedhur fondet e BE për fermerët, fondet e programit IPARD.

Kryetari i Grupit parlamentar, Gazment Bardhi njoftoi se ata do të kërkojnë ngritjen e një komisioni të posaçëm për të verifikuar të gjithë këtë skemë korruptive dhe të përpiqen të përmbushin çdo kërkesë nga Komisioni Evropian me qëllimin zhbllokimin e fondeve të IPARD III, dedikuar qytetarëve shqiptarë.

“Ne do të kërkojmë një mocion me debat për sa i takon raportit të Zyrës së OLAF të Komisionit Evropian mbi abuzimet me fondet e Bashkimit Evropian, - tha ai, o ku vendi do të duhet të miratojë një rezolutë ku dënon me ashpërsinë maksimale, skemën kriminale të ngritur nga Ministria e Bujqësisë dhe agjencitë në varësi të Edi Ramës për të grabitur dhe për të vjedhur fondet që BE-ja ka dedikuar për bujqit shqiptarë.

Gjithashtu, Kuvendi do të duhet të ngrejë një komision të posaçëm që pasi verifikon të gjitha të dhënat e kësaj skeme kriminale, do të duhet të miratojë edhe një set të plotë të mekanizmave mbrojtës që të kemi mundësi që të zhbllokohen fondet e IPARD III.

Nuk munden sot qytetarët shqiptarë që të vuajnë pasoja e një sistemi korruptiv apo të ndëshkohen vetëm e vetëm se në Shqipëri ka një qeveri të korruptuar që pasi ka vjedhur paratë e buxhetit të shtetit, guxon dhe vë skemën në jetë që të vjedhë dhe taksat e taksapaguesve europianë, gjë e pandodhur në asnjë vend tjetër. Është rasti i parë i kësaj natyre dhe i këtyre përmasave me ngritjen e një skeme korruptive dhe është përgjegjësi e Kuvendit që nëpërmjet një komisioni të posaçëm të bëjnë të mundur të përmbushin çdo kërkesë të komisionit evropian, të ngremë çdo mekanizëm ligjor për të siguruar që fondet që janë dedikuar për qytetarët të mos mbahen bllokuar vetëm për përgjegjësi të Edi Ramës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco