Minuta shtesë nga SPAK dhe një dërgesë 6 milionë euro Veliajve??!

Minuta shtesë nga SPAK dhe një dërgesë 6 milionë euro Veliajve??!

13:33, 26/06/2024
A+ Aa A-

Nga Basir Çollaku/

Dikur janë nisur 6 milionë euro nga Bullgaria në adresë të Arbër Veliajt, vëllait të kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj nga kompania EM Group?! 

Zhvillimet në sinoret e akuzës, ngjajnë pak me ndeshjet e europianit në këto javë të nxehta, kur në shtesa shënohen gola e pëmbysen rezultate. 

Skedina gjithnjë befasuese. Kjo me sa duket ka bërë vaki edhe me lajmin qarkullues prej afro dhjetë ditëve se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar Gjykatës së Posaçme, masa sigurie për afro 20 persona, pushtet, politikë, medie, bashki, për inceneratorët. 

Në korridoret mediatike me burime nga institucionet e drejtësisë, kishin dalë e përfliteshin forma dhe përmbajtja e shumë emrave e masat e kërkuara për gjithësecilin. 

Interesi kulmonte me emrin e kryetarit të bashkisë  Erion Veliaj, për të cilin pohohej, se është në mes arresti, detyrimit të paraqitjes, shoqëruar edhe me bllokim pasaporte, për moslargim nga vendi. 

Masa të cilat sipas rastit të ish-ministrit Ilir Beqja do të sillnin dhe një largim me hir e pahir nga detyra. Në mos një kërkesë të tillë do ta bënte Prokuroria në Gjykatë, për të mos dëmtuar e penguar hetimin.

Prokuroria e Posaçme njoftoi se ende nuk ka konkretisht veprime, nuk ka një aksion të natës së të martës, për një sërë hetimesh, për të cilat ata konfirmuan se do të bëjnë me dije kur të ndodhin operacionet. Nuk përmendi asnjë emër. As pohoi. As mohoi.

‘Ku ka gjë, nuk është pa zë’, po përmbyesim urtinë popullore. Por realisht dosjet po vlojnë. 

Drejtuesi, zoti Dumani, e di mjaft mirë se oficerët e lartë të përfshirë në inkriminime bandash, kanë dijeni për kërkesë-arrestet dhe ata dinë mirë të bëjnë njoftime nate.

Siç ka ndodhur e mjaft nga të kërkuarit janë larguar nga Shqipëria. Besueshmërinë e masave të kërkuara e shtoi kryeministri Edi Rama, teksa mundohej të mbronte gazetarët e jo SPAK, për daljet informative delikate nga dosjet.

Ndonëse kur kjo ndodhi, që Prokuroria veproi paligjshëmrisht ndaj gazetarit Elton Qyno, ku shigjetohet konteksti i deklaratës së Ramës për shembullin e përdorur, kreu i qeverisë nuk mbante mend, nuk u duk, e nuk nxorri kokërr germe në korsinë e duhur, të mbështetjes së medies. Tani janë shumë histori veze afër dhe ai kërkon aleatë shtesë. 

Veliajt..

“Kolegët” me sa duket po tejkalojnë pritshmëritë e bashkiakut në hetim. Për Erion Veliajn, Arbër Veliajn, Ajola Xoxen me nënën e saj, në bisneset e artit më përfitime befasuese, ka të dhëna hetimore të cilat kanë konkluduar me hetim pasuror.

Pasojë vijuese e një procedimi penal për drejtuesin e pushtetit vendor të Tiranës. Arbër Veliaj “pa zhurmë” gjendet si sipërmarrës shpërthyes sa u përket financave, e bizneseve të tij. Siç ka ngjarë me të gjithë familjarët e kryebashkiakëve të kryeqytetit në këto 25 vite. Lidhje me 5D, me inceneratorët, me kompani mediatike, me tendera e përfitime kontraktuale, me ndikimin e “të parit të fisit’, të gjitha, janë nën sitë hetimesh. Është në këtë prurje të rë të dhënash një kompani bullgare, EM Group, me ortakë në Shqipëri. 

Veprimet hetimore kanë zbuluar se nga kompania EM Group në Bullgari, është bërë një pagesë prej 6 milionë eurove, në adresë të Arbër Veliajt? Kjo ka ardhur me anë të një letërporosie dhe me të drejtë BKH e SPAK, kërkon kohë verpimesh e rakordimesh financiare, të detajojnë qarkullimet mes kompanive, për të mësuar se sa përfitues janë vëllezërit e familja Veliaj në skemë!!

Natyrisht kjo nuk mund të kapërcehet me një masë shtërnguese, bllokim pasaporte për të mos ikur jashtë vendit, e një detyrim paraqitje të Erion Veliajt, pranë agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. A janë këto derdhje nga ofshorë? 

A janë përfitime nga pafundësia e qarkullimeve financiare të inceneratorëve, ku firmëtari ka gjetur shtegun të marrë hisen e tij? A po digjen “Veliajt” në incinerator, veprën e munguar të djegies së mbetjeve? SPAK të marrë kohë të mjaftueshme për çdo veprim të domosdoshëm.

E rëndësishme për opinionin publik, taksat e paratë e tyre, është që SPAK, të mos presë të vendosë VAR-i, pra Rama dhe Ambasadat, nëse duhet pranuar goli, apo ishte ofsait!!!! Sot u bë një check…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco