Bozdo: Protesta e 11 korrikut një paralajmërim, kërkojmë qeveri teknike

Bozdo: Protesta e 11 korrikut një paralajmërim, kërkojmë qeveri teknike

21:46, 25/06/2024
A+ Aa A-
Anëtar i Kryesisë së PD-së, En=no Bozdo, theksoi se protesta e 11 korrikut do të kërkojë përveç lirimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, edhe një qeveri teknike që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të 2025.

I ftuar në 'Open', Bozdo tha se Edi Rama dhe kjo qeveri që kemi nuk mund të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Bozdo: Ne do e detyrojmë Edi Ramën, por duhet të bindim faktorin ndërkombëtar dhe shqiptarët. Kjo është protesta e parë, është një paralajmërim për atë se çfarë kërkon opozita.

Qeveri teknike nuk është as shpërndarje parlamenti dhe as që Edi Rama të vijojë të mbajë postin e Kryeministrit. Kemi kërkuar dhe kërkojmë një qeveri teknike. Në 11 korrik do të jemi në shesh, pastaj në 11 tjetër do të jemi sërisht në shesh e kështu me rradhë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco