VIDEO/ Berisha: I jap besën çdo shqiptari se brenda muajit të parë, asnjë fëmijë s’do ketë probleme për ushqimin dhe vaktet që i takojnë

20:43, 25/06/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur te raporti alarmues i UNICEF, ku 47% e fëmijëve në Shqiëpri janë të kequshqyer.

Berisha premtoi se me ardhjen e PD-së në pushtet, asnjë fëmijë nuk do të ketë probleme për ushqimin dhe vaktet që i takojnë.

Berisha: Miqtë e mi, nuk ka krim më të shëmtuar se të lësh fëmijët, të lësh 18 përqind të fëmijëve të vendit tënd me një apo dy vakte në 24 orë.

Nuk ka krim më të shëmtuar se të lësh 47 përqind të fëmijëve tënd në uri.

Na thuaj Edi Rama, ato paratë që merr zonja jote për studimet nga UNICEF-i, çfarë të thonë apo majmeni si derra dhe fëmijët vdesin urie, largohen nga Shqipëria. Turp të keni!

Miqtë e mi, duhet të jap besën dhe fjalën çdo shqiptari se brenda muajit të parë do të vendoset sistemi që çdo fëmijë kudo që të jetë të mos ketë asnjë problem për ushqimin dhe vaktet që i takojnë.

Qeveria e ardhshme e konsideron këtë emergjencë të të gjitha emergjencave.

Një vend me fëmijë të uritur është një vend i lemeritur.

Një vend me fëmijë të uritur është një vend ku nuk mund të jetohet.

Ja pra pse ikin shqiptarët, sepse nuk ushqejnë dot fëmijët e tyre.

Vetëm ky faktor, vetëm kjo e dhënë është e vlefshme për çdo rebelim, për çdo kryengritje, për çdo sulm, për çdo përmbysje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco