Apeli i GJKKO vendos sot për Fredi Belerin

Apeli i GJKKO vendos sot për Fredi Belerin

09:21, 25/06/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme e Apelit shpall sot në orën 13:00 vendimin për Fredi Belerin. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, njëherësh i votuar si deputetet i Greqisë në Parlamentin evropian, i cili kërkon pafajësi. Nga ana tjetër SPAK kërkon  të mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg.

Më 14 qershor, pas një seance që zgjati gati 4 orë Gjykata e Apelit të Posaçëm deklaroi të mbyllur shqyrtimin gjyqësor.  Bashkë me Belerin në gjyq është edhe j, Pandeli Kokaveshi. Beleri dhe Kokaveshi kërkojnë pafajësi për akuzën për blerje votash pasi GJKKO e dënoi me 2 vite  Belerin dhe 1 vit e gjashtë muaj burg Kokaveshin. Vendimi i Kokaveshit është i pezulluar me shërbim prove për tre vjet.

Më 10 qershor Fredi Beleri, është zgjedhur eurodeputet në Greqi, ku mori 237 mijë vota dhe ishte eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen, ndërsa po i katërti rezulton edhe në listën e 7 deputetëve të dalë nga lista e partisë së kryeministrit Mitsotakis, Demokracia e Re.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco