‘Washington Examiner’: Si po i ndihmon USAID diktatorët e korruptuar

‘Washington Examiner’: Si po i ndihmon USAID diktatorët e korruptuar

00:18, 25/06/2024
A+ Aa A-

Presidenti Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken janë në një mendje se “korrupsioni dëmton rritjen ekonomike, pengon zhvillimin, destabilizon qeveritë, minon demokracinë dhe nxit paqëndrueshmërinë globale”. Kjo thuhet në komunikatën e tyre për shtyp duke shpallur strategjinë e SHBA-së për të luftuar korrupsionin. Mjerisht, si shumë të prekur nga burokracia, planet për qëllime të mira përfundojnë duke bërë të kundërtën. Këtu, problemi është edhe Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar dhe kultura e ambasadave amerikane. Administratorja e USAID-it, Samantha Power është treguar e zonja me njoftimet për shtyp dhe vetëpromovimin, por më pak me menaxhimin. 

Ajo kontrollon raportet që vlerësojnë programet e USAID-it sipas parave të shpenzuara dhe jo sipas qëllimeve të arritura. Ndërkohë, shumë ambasadorë të SHBA-së dhe ekipe jashtë vendit, u japin përparësi marrëdhënieve të mira të punës me presidentët dhe kryeministrat në vendet ku ata janë të vendosur në vend që të përballen me kritikat.

Ky tregon edhe rasti i Shqipërisë që është mësimdhënës. Sipas David Wisner, i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Shtetet e Bashkuara kanë investuar mbi 27.5 milionë dollarë në programet e zbatimit të ligjit dhe reformës në drejtësi në Shqipëri. Vetëm programet kundër korrupsionit përfaqësojnë miliona dollarë, megjithatë Shqipëria bëhet gjithnjë e më e korruptuar ndërsa kryeministri Edi Rama kërkon ta kthejë Shqipërinë nga një klub evropian të demokracisë në një autokraci të stilit turk.

Freedom House e rendit tani Shqipërinë si më pak të lirë se Qiproja veriore e pushtuar nga Turqia. Largimi i Shqipërisë nga demokracia tashmë është i pamohueshëm. Kini parasysh rastin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, një aktivist i demokracisë i shkolluar në Universitetin e Kentakit, i cili u ngjit në radhët e politikës shqiptare ndërsa votuesit përqafuan orientimin e tij properëndimor, meritën teknokratike dhe kompetencat e përgjithshme.

Në korrik 2023, teksa ngritja dhe popullariteti i Ahmetajt filloi të kërcënonte kryeministrin shqiptar, prokurorët e emëruar nga Rama urdhëruan Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar t’i hiqte imunitetin e deputetit dhe ta arrestonte Ahmetajn. Ahmetaj ishte me pushime jashtë vendit dhe nga frika për jetën dhe familjen, thjesht nuk u kthye. Teksa Kushtetuta e Shqipërisë ndalon paraburgimin arbitrar, 52% e njerëzve të burgosur në Shqipërinë që drejtohet nga Rama përbëhet nga ata në paraburgim.

Ish-prokurorët amerikanë që inspektuan akuzat arritën në përfundimin se ato ishin një farsë, e pambështetur nga asnjë provë. Rama akuzoi Ahmetajn për korrupsion në një tender për një incenerator mbetjesh në vitin 2015, por Ahmetaj nuk kishte asnjë rol në atë dosje. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, një besnik i Ramës, thuhet se zotëron inceneratorin. Akuzat se Ahmetaj pranonte udhëtime jashtë vendit u rrëzuan kur zëvendëskryeministri mundi të paraqiste fatura dhe deklarata bankare që vërtetonin se kishte paguar vetë atë kohë.

As Ahmetaj nuk ishte viktima e vetme e akuzave të rreme për korrupsion. Rama burgosi Fredi Belerin, një shqiptar etnik grek, për të goditur fushatën e tij për t’u bërë kryebashkiak i Himarës, një qytet në rivierën shqiptare. Akuza? Blerje e 4 votave. Synimi i vërtetë i Ramës duket se ka qenë të nokautonte çdo politikan që qëndronte kundër planeve të tij për zhvillimin e pasurive të paluajtshme shumë miliarda dollarëshe.

Mjerisht, si me Ahmetajn ashtu edhe me Belerin, SHBA-të kanë ndihmuar pa dashje korrupsionin dhe ambicien e Ramës. SHBA-ja ka investuar miliona dollarë në Strukturën Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Teksa gjykata filloi si një mjet legjitim për të ndjekur penalisht korrupsionin, financimi i SHBA vazhdoi edhe kur Rama e korruptoi dhe e armatosi atë.

Ashtu si një sërë ambasadorë të SHBA-ve me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan duke filluar nga mesi i vitit 2005, Yuri Kim, ambasadore e atëhershme në Shqipëri, vulosi pozicionet e Ramës dhe largoi shqetësimet e tij për të siguruar një marrëdhënie të qetë. Paralelja me Turqinë vazhdon pasi Erdogan përdori organe të supozuara të pavarura për të vendosur gjoba shumë miliarda dollarësh kundër ose për të sekuestruar prona të figurave të opozitës dhe atyre që dhuruan për fushatat e tyre.

As Shqipëria nuk është e vetme. Teksa ambasadorët e SHBA dhe USAID shikojnë nga ana tjetër dhe Kina ofron ndihmë, diktatorët e mundshëm kanë rrëmbyer programet kundër korrupsionit të financuara nga SHBA në Somali, Republikën Demokratike të Kongos, Ishujt Solomon dhe Peru. Mund të jetë tepër vonë për disa vende, por jo për Shqipërinë. Shqiptarët e meritojnë demokracinë, jo diktaturën. Nëse Biden është serioz për të luftuar korrupsionin, Rama duhet të jetë në bankën e të akuzuarve, jo kundërshtarët e tij demokratë.

Autori Michael Rubin është një kontribues në blogun e Washington Examiner’s Beltway Confidential. Ai është drejtor i analizës së politikave në Forumin e Lindjes së Mesme dhe një anëtar i lartë në Institutin Amerikan të Ndërmarrjeve. ©Marrë nga Washington Examiner, përshtati në shqip LAPSI.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco