Berisha uron qeverinë e re të Mickovskit: Kabineti do ketë 5 ministra dhe kreun e Parlamentit shqiptar

Berisha uron qeverinë e re të Mickovskit: Kabineti do ketë 5 ministra dhe kreun e Parlamentit shqiptar

23:34, 24/06/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar qeverinë e re të qendrës së djathtë në Maqedoninë e Veriut.

Berisha thekson faktin se në kabinetin e Hristian Mickovskit do të bëjnë pjesë edhe 5 ministra shqiptarë nga koalicioni "Vlen" dhe shqiptarët do të kenë gjithashtu kreun e Parlamentit në Maqedoninë e Veriut.

Postimi i Berishës:

Krijohet qeveria e re e Republikës së Maqedonisë së Veruit.

Kryetari i VMRO DPMN, Hristian Mickovski paraqiti programin, ekipin e qeverisë të qendrës së djathtë dhe u votua dje në Parlament dhe bëri betimin si Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në qeverinë e tij janë edhe pesë ministra shqiptarë nga koalicioni i “Vlen” i partive shqiptare. Përveç portofolëve në qeveri, koalicioni “Vlen” mban dhe postin e kryetarit të parlamentit të Maqedonisë së Veriut me zotin Afrim Gashi.
Në emër të Partisë Demokratike i uroj qeverisë së re suksese në përmbushjen e programit të saj ambicioz. #sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco