VIDEO/ Haxhiu: Që kur është krijuar SPAK, ka rritje të korrupsionit! Banditët kanë vepruar në zgjedhje

21:57, 24/06/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në SYRI TV, analisti Baton Haxhiu u shpreh se që kur është krijuar SPAK, ka rritje të korrupsionit.

'Ajo që ka krijuar SPAK ësht frika sociale e njerëzve të guximshëm dikur', shtoi Haxhiu.

 

Në SPAK ose prej se është krijuar SPAK ka pasur disa rritje të korrupsionit dhe gjithashtu dhe bandidët kanë vepruar në zgjedhje pikërisht pas krijimit të SPAK.

Është e vërtetë, por mos harrojmë që SPAK ka hyrë në një hapësirë sociale dhe të drejtësisë nga sistemi i madh prej vitesh dhe ka qenë i pabesuar dhe askush nuk ka besuar se brenda një sistemi të tillë mund të ketë njerëz, prokurorë, gjyqtarë, që mund të luftojnë këto krime dhe korrupsionin e krijuar për një kohë të gjatë. 

Ajo që ka krijuar SPAK ësht frika sociale e njerëzve të guximshëm dikur. 

SPAK ka detyrë të konstatojë shkeljen e ligjit, keqpërdorimet zyrtare dhe pastaj të kalojë në gjykatë. 

SPAK nuk ka për detyrë të ndërpresë kontrata, që janë çështje civile.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco