VIDEO/ Bumçi: Është demokracia që vendos drejësinë dhe jo një institucion i vetëm! SPAK nuk heton qeverinë

21:27, 24/06/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi, ka theksuar se ‘është demokracia që vendos drejësinë dhe jo një institucion i vetëm’.

I ftuar në Çim Peka Live, Bumçi solli në vëmendjen e publikut dosjen e Dibrës ku Rama dhe ministra e deputetë të PS u kapën duke blerë vota, bërë presione votuesve dhe SPAK nuk heton por kalon afatet dhe dënohen personat fundorë me kusht.

Një tjetër rast ku u ndal Bumçi ishte edhe rasti i skandalit me të dhënat personale që publikoi LAPSI, por SPAK nuk hetoi qeverinë por i bëri presion gazetarëve duke i hetuar, gjë e cila solli edhe ndërhyrjen e Gjykatës së Strazburgut për të mbyllur hetimet.

Bumçi: Është demokracia që vendos drejësinë dhe jo një institucion i vetëm. Me zgjedhjet, me vendosjen e llogaridhënies, me kufizimin e pushteteve, demokracia sjell drejtësi te qytetarët dhe nuk është një institucion, sepse ai nuk mund të ekzistojnë nqs nuk ka demokraci. Edhe në Kinë presidenti Xi luftoi korrupsionin dhe dënoi pafund njerëz, konsolidoi pushtetin duke e bërë të përjetshëm dhe atëherë të vendosim modelin kinez, kush është i korruptuar shkon në burg dhe të rrijë një parti të mos kemi nevojë për zgjedhje.

Të kishim pasur rrotacion pushteti në 2021 qindra milionët e inceneratorit nuk do të kishin humbur, porti i Durrësit do të ishte pronë e shqiptarëve, ja pra që rrotacioni sjell një të mirë shumë më të madhe.

Përgjimet e dosjes së Dibrës nuk janë nga gazetarët por nga Prokuroria e Dibrës. Dosja bëhet ping-pong nga SPAK te Prokuroria e Dibrës dhe të gjitha afatet kalojnë dhe dënohen me kusht.

Aty del nga Rama në majë, ministra deputetë që flasin për rezultatin presionin ndaj votuesve blerje votash dhe kështu me radhë.

Marrim rastin e Lapsit, skandali i të dhënave personale mjaftonte sikur të mos kishte bërë asgjë Rama në 2021, vetëm përdorimi i të dhënave personale, Transpary Internacional, ka një deklaratë 4 ditë para zgjedhjeve dhe thotë përdorimi i të dhënave nga partia qeverisëse ka vënë në rrezik demokracinë dhe sigurinë e qytetarëve.

SPAK jo vetëm që nuk heton qeverinë dhe me këtë binin zgjedhjet por heton gazetarët portalin dhe ndërhyn në një vendim të rradhë, Gjykata e Strazburgut që e pezullon këtë hetim. Pra jo të hetojë por të bëjë të kundërtën të hetojë dhe kërcënojë gazetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco