VIDEO/ Vangjeli: Inceneratori i Tiranës, SPAK s’ka fuqi të ndërhyjë! Po paguajmë një çmim që nuk është i drejtë

21:20, 24/06/2024
A+ Aa A-

Gazetari Lorenc Vangjeli, i ftuar në Çim Peka Live në ‘Syri Televizion’ ka treguar se prej një viti inceneratori i Tiranës është në administrimin e shtetit që do të thotë po llogjikisht paratë që jepen nuk shkojnë tashmë në asnjë xhep privat, dhe çmimi që po paguhet nuk është i drejtë.

"Ne vazhdojmë të paguajmë një çmim që ndoshta nuk është i drejtë sepse nuk po marrim produktit që e tregon kontrata"-u shpreh Vangjeli.

Deklarata e tij:

"Vetëm një detaji te kjo puna e parave qoftë inceneratorve apo çështjen e kontratave të tjera të nisura.

Është shumë e rëndësishme që të shikohet rast për rasti kontratat dhe unë kam përshtypjen që këtë gjë që ne e themi me aq lehtësi këtu në studio sepse nuk do shumë mend për ta arritur nuk u ka vajtur në mend prokurorëve.

Edhe një herë flas me logjikë së paku prej një viti inceneratori i Tiranës është në administrimin e shtetit, që do të thotë po llogjikisht (besoj unë) paratë që jepen nuk shkojnë tashmë në asnjë xhep privat, nuk ndahet as me dividend as fitim nuk ndahet asgjë.

Kështu që nuk ka shpërdorim paraje dhe liga për të ndaluar paratë në duar të dyshimta që nuk do duhej të ishin, korrupsioni është ngritur dhe tashmë kjo rrjedhje nuk bëhet.

Ne vazhdojmë të paguajmë një çmim që ndoshta nuk është i drejtë sepse nuk po marrim produktit që e tregon kontrata, por paratë nuk janë prishur.

SPAK nuk ka fuqi që të ndërhyjë, por ajo që mund të bëjë dhe besoj që e ka bërë pra të ngrejë këtë digë që paratë të mos derdhen gjetkë, të vazhdojnë të jenë jenë këtu dhe nesër mund të ulet tarifa".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco