Me flokët e rënë e të thinjur!/ Transformimi i Saimir Tahirit

15:08, 24/06/2024
A+ Aa A-

Saimir Tahiri, ish-minstër i Brendshëm i qeverisë Rama, është paraqitur ditën e sotme në SPAK ku është thirrur për t’u marrë në pyetje.

Tahiri shoqërohej si zakonisht nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Por ajo që ka rënë më shumë në sy sot ishte transformimi fizik që ka pësuar ish-ministri. Tahiri  është shfaqur në dyert e SPAK i transformuar me flokët e rënë dhe të thinjur, dhe më me shumë kilograme, ndryshe nga para se të dënohej me burg për shpërdorim detyre.

Tahiri po hetohet për pasurinë e tij, që sipas një investigimi e ka zhvendosur në ndërtim, turizëm mjekësor dhe qendra estetike.

Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.

Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal". 

Ai qëndroi vetëm një vit e katër muaj në qeli,deri në 2 qershor 2023 kur Gjykata e Elbasanit mori vendimin që ish-ministri dënimin e mbetur prej 1 vit e 8 muaj e 15 ditë ta kryente në banesën e tij.

Vendimi për lirimin u mor nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu dhe shkak u bë një raport mjekësor që shkruante se bashkëshortja e ka të pamundur për shkak të gjendjes shëndetësore dhe se ish-zyrtari i lartë do të kujdeset për dy fëmijët e mitur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco