Si mashtroi publikisht Alfred Peza për gjyqet e shkarkimeve masive

Si mashtroi publikisht Alfred Peza për gjyqet e shkarkimeve masive

14:58, 24/06/2024
A+ Aa A-

Që nga emërimi në krye të RTSH-së, Alfred Peza ka kryer një sërë shkarkimesh. Sipas denoncimeve, Peza ka shkarkuar rreth qindra punonjës pa asnjë motivacion nga puna, ndërsa të tjerë kanë dhënë dorëheqjen për shkak të presionit që u është ushtruar.

Lidhur me shkarkimet, disa punonjës e kanë parë si të arsyeshme përballjen në gjykatë, ndërsa mbi 20 të tjerë kanë ngritur një padi në SPAK.

Këtë të hënë, drejtori i RTSH-së u pyet në Komisionin e Medias për këto shkarkime dhe për gjyqet e hapura nga punonjësit.

Alfred Peza mashtroi publikisht duke thënë se 75% e stafit të larguar ka dhënë dorëheqjen. Madje ai theksoi se asnjë proces gjyqësor nuk ka përfunduar dhe nuk ka vendime të formës së prerë për shkarkimet.

“Deri tani asnjë proces nuk ka përfunduar dhe nuk ka vendime të formës së prerë”, u shpreh Peza.

Por ky mashtrim i bërë në sy të të gjithë shqiptarëve është përgënjeshtruar në vetëm pak minuta. Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, në një debat me Pezën në komision, tha se kishte dy gjyqe të humbura nga RTSH-ja.

Image

Ai theksoi se dy punonjës të shkarkuar kanë fituar çështjet dhe kanë marrë 56 milionë lekë dëmshpërblim.

“Të kam thënë mos pusho njerëz nga puna se do fitojnë gjyqet e ti më ke thënë zero. Ti ke thënë s’ka fituar asnjë, unë po të jap dy emra që kanë fituar, njëri 30 milionë, tjetri 26 milionë”, theksoi Bungo.

Përballë demaskimit, Peza heshti, por e vërteta sipas bashkëpunëtorit të tij, është se drejtori i RTSH-së gënjeu.

Deklarata e Pezës:

E gjitha çfarë është thënë këtu është gënjeshtër. U tha se ka 46 procese të hapura nga punonjësit e RTSH-së. Me vërtetim, me firmë dhe me vulë të përgjegjësve të sektorëve respektivë, ky numër nuk është i saktë dhe deri tani asnjë proces nuk ka përfunduar dhe nuk ka vendime të formës së prerë. Është një vërtetim me shkresë zyrtare që e vë në dispozicion edhe të komisionit, që vërteton se gjithça u tha është prapë një "fake news".

Nga ana tjetër, edhe proceset në të drejtën e tyre të çdo punonjësi për t’i ndjekur në mënyrë administrative dhe gjyqësore duhet të kemi respekt për një pushtet tjetër, që është pushteti i drejtësisë, i pavarur nga Parlamenti dhe pushtetet e tjera për të dhënë fjalën e tyre dhe ne këtu jemi prapë, do të diskutojmë prapë dhe sigurisht do t’i sqarojmë të gjitha çfarë është thënë.

Për t’u dhënë fund të gjitha "fake news"-eve të prodhuara për interesa personale dua t’ju them se nga 15 qershori i vitit 2023, kur unë kam marrë detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së dhe deri më sot, numri total i punonjësve të larguar dhe arsyet e largimeve nga puna janë këto. Punonjës që kanë dalë në pension janë 21 veta, punonjës të dorëhequr nga detyra 89, punonjës të larguar me procedurë 44, punonjës që kanë braktisur vendin e punës 12. Totali 166. Pra, 75% e totalit janë dorëheqje, me largime vullnetare sepse punonin nga 2-3-4-5 punë dhe nuk i përballonin kontrollet dhe detyrat e reja të vendosura në zbatimin e ligit dhe rregullores së funksionimit të RTSH-së. 75% e tyre nuk kanë lidhje fare me "fake news"-et e përhapura për arsye personale./ CNA

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco