Lajmi i fundit

LIVE// Protesta e 14 e opozitës para Bashkisë Tiranë

Ndeshja e kombëtares me Spanjën/ Berisha-Ramës: Disfatist dhe pazarexhi. Fitorja është para nesh!

Ndeshja e kombëtares me Spanjën/ Berisha-Ramës: Disfatist dhe pazarexhi. Fitorja është para nesh!

12:48, 24/06/2024
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Sali Berisha reagoi ndaj një qëndrimi që mbajti kryeministri Edi Rama për ndeshjen e sotme të kombëtares ndaj Spanjës.

Rama postoi një mesazh me tone disfatiste. Berisha shkruan se fitorja është e kuqezinjve.

MESAZHI I BERISHËS

Rama, disfatist dhe pazarexhi.

Fitorja është para nesh!

Të dashur miq, sot kombëtarja jonë ka ndeshjen e madhe të saj me kombëtaren e Spanjës.

Edi Rama, tersi i madh i kuqezinjve tanë, tashmë i njohur dhe ndërkombëtarisht si i tillë, deklaron se sot rezultati është në plan të dytë, por koka lart në plan të parë.

Kjo deklaratë disfatisti e pazarxhiu është një thikë pas shpine për ekipin tonë kombëtar dhe fansat e tij kuq e zi në prag të ndeshjes. Vërtetë ndeshja me Spanjën është ndër më të fortat, por për një ekip të fortë dhe dinjitoz si i yni rezultati nuk mund të jetë kurrë në plan të dytë as dhe fatalitet i paracaktua. Sot kombëtarja jonë do bëj historinë! Fitore.

MESAZHI I RAMËS

Askush nuk do ta besonte me mendje, me zemër tjetër punë, që në ndeshjen e tretë të grupit në Euro 2024, Shqipëria do të ishte ende në lojë e që ndërkohë do të ishte e treta, jo e fundit në atë që është quajtur botërisht si “grupi i vdekjes”.

Eksperienca shumë më e madhe e rivalëve në dy ndeshjet e para bëri të sajën kundër nesh, se përndryshe pozicioni ynë sot mund të kishte qenë edhe më i favorshëm. Po ky është futbolli dhe çdo pishman i sotëm është eksperiencë për të nesërmen.

Sot përballemi me skuadrën më të frikshme të grupit në një mision që në letër është 100% i pamundur.

Por topi është i rrumbullakët dhe në darkë të 12 lojtarët kuqezinj, ata në fushë dhe lojtari ynë i 12-të në shkallët e stadiumit, një ndër më fantastikët e këtij Europiani, nuk kanë absolutisht asgjë për të humbur, po vetëm duhet të luajnë e ta shijojnë deri në fund këtë moment magjik që kanë krijuar vetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco