Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 14 e opozitës para Bashkisë Tiranë

Padi në SPAK, Kalaja: Personazhe të botë së krimit kanë paguar udhëtimet e Ina Ramës drejt Dubait

11:21, 24/06/2024
A+ Aa A-

Adriana Kalaja në cilësinë e Kryetares së Gjykatës së PD dhe aktivistes së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar një padi në SPAK kundër Engjëll Agaçit dhe Ina Ramës.

Kalaja në një deklaratë për mediat është shprehur se ka dyshime të forta bazuar në indicie se personazhe të botës së krimit kanë paguar udhëtimet e Ina Ramës drejtë vendeve të luksit.

"Një padi në SPAK për Engjëll Agaçin dhe për disa zyrtarë të tjerë që do të zbulohen nga hetimet e SPAK, në lidhje me falsifikimin në deklarimin që ka bërë zonja Ina Rama ku dhe ndaj anëtarëve të KPA dhe KPK nuk është zhvilluar një veting që e parashikon Kushtetuta.

Ka dyshime të forta në lidhje me fshehjen e të ardhurave, dhe persona të arrestuar në çështjen Metamorfoza kanë paguar udhëtime turistike të zonjës Rama në Dubai, të cilat janë kryer nënë monitorimin e Engjëll Agacit.

Veprat penale që janë konsumuar në këtë padi janë falsifikimi i dokumentave, shpërdorimi i detyrës, falsifikim në deklarime dhe fshehje të të ardhurave.

Ne  i kemi kërkuar SPAK që minimalisht të mbajë precedentin e KPA dhe kemi kërkuar si një masë të shpejtë pezullimi nga detyra e Ina Ramës dhe Engjëll Agaçit ku të sekuestrohen dhe të gjitha pajisjet elektronike pasi ekziston mundësia të prishë provat".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco