Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 14 e opozitës para Bashkisë Tiranë

Ambasadori i BE 'shkërmoq' propagandën e Rilindjes: Duhet punë për arritjen e standardeve që të bëheni pjesë e BE

Ambasadori i BE 'shkërmoq' propagandën e Rilindjes: Duhet punë për arritjen e standardeve që të bëheni pjesë e BE

11:01, 24/06/2024
A+ Aa A-

Gjatë ditës së sotme është mbajtur konferenca rajonale “Balkonomics” ku është diskutuar në lidhje me rritjen ekonomike dhe anëtarësimin në BE

Në fjalën e tij, ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Silvio Gonzato, u shpreh se procesi i anëtarësimit të vendeve të rajonit në union, është një proces i gjatë dhe teknik.

Ai ka theksuar se Shqipëria dhe rajoni kanë shumë rrugë për të bërë deri në anëtarësim.

Përtej propagandës së Rilindjes, komentet e ambasadorit flasin për stanjacionin që po përjeton vendi ynë në rrugën e anëtarësimit në BE. Rrugë, e cila pengohet nga korrupsioni galopant i Rilindjes, mungesa e shtetit të së drejtës dhe mos-ekzistenca e balancës së pushteteve.

“Procesi i anëtarësimit është i gjatë dhe teknik, rajoni ka tashmë akses në disa aspekte të tregut të përbashkët. Plani i rritjes i përgjigjet thirrjeve nga rajoni. Ritmi i ndihmës që kërkohet, tregon se duhet një ndihmë më e madhe. Anëtarësimi është proces i gjatë dhe teknik. Kërkon punë për arritjen e standardeve që të bëheni pjesë e BE. Kjo mund të jetë edhe shkurajuese ndonjëherë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco