Olaf zbardh korrupsionin me fondet IPARD/ Vuksani: Kompani që nuk kanë lidhje me bujqësinë, nuk kthejnë paratë

17:05, 23/06/2024
A+ Aa A-

Gjok Vuksani, Drejtues i Departamentit të Bujqësis, i ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv ka komentuar përfundimin e hetimit nga Olaf mbi vjedhjen e fondeve që Bashkimi Europian jep për Shqipërinë në sektorin e bujqësisë.

“Pra 33 milionë euro që janë dhënë në mënyrë të padrejtë duhet të kthehen mbrapsht nga qeveria shqiptare, drejt BE” shtoi Vuksani.

Lajmi është shumë i keq sepse ky është një vendim përfundimtar.

Nëse nga gushti i kaluar ishte një vendim paraprak i cili thoshte që ka një pezullim të përkohshëm të fondeve të IPARD, tashmë Olaf ka nxjerrë një vendim përfundimtar, ky është lajmi i parë.

Dhe duhet të theksojmë se ky vendim ka dalë pas negociatave që ka patur me Ministrine Bujqësisë.

Pra kanë dërguar raportin paraprak ato, kanë pasur pritshmëri për të përmisuar situatën, procedurat, transparencën, dhe në këto raste veprohet duke i shpallur debitor ato prodhues apo përpunuës e fermerë që kanë marrë ato para nga BE në mënyrë të padrejtë.

Por siç duket Ministria e Bujqëësisë nuk është treguar e gatshme ose nuk ka pasur mundësi që njerëzit që janë shumë të lidhur me pushtetin e qeverisë ti kthjenë mbrapsht paratë e dhëna në mënyrë të padrejtë.

Lajmet e këqija janë dy, që një pjesë e fondeve të IPARD2, për këstin e parë dhe të dytë nje pjesë janë konsideruar të paligjshme, pra kur thuhet të paligjshme  janë para që konsiderohen si dëm financiar.

Pra 33 milionë euro që janë dhënë në mënyrë të padrejtë duhet të kthehen mbrapsht nga qeveria shqiptare, drejt BE.

Dhe për ta vazhduar më tej, një pjesë e këtyre kompanive që nuk kanë asnjë lidhje me bujqësinë që janë dhënë për agroturizëm e kshu me radhë, nuk pranojnë të kthejnë mbrapsht paratë e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco