VIDEO/ Berisha: Turizmi është kthyer në mallkim për qytetarët! Rama shpenzon 400 milionë euro në vit për strategjikët e tij

20:34, 22/06/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Sali Berisha, ka akuzuar Edi Ramën se e ka kthyer turizmin në një mallkim për shqiptarët.

‘Turizmi është kthyer në mallkim për qytetarët! Rama shpenzon 400 milionë euro në vit për strategjikët e tij’, tha kryedemokrati gjatë fjalës së tij.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:  

Po bujqësia?

A e dini ju se eksportet e bujqësisë kanë rënie të ndjeshme dhe 80 përqind e frutave dhe perimeve janë importi.

Po pse? Tokat djerrë nuk ka kush t’i punojë.

Dhe kjo para që fitohet nga turizmi, kjo shkon për importin e ushqimeve, për importin e zarzavateve, për importin e mishit, për importin e frutave.

Kjo është magjia e rreme e turizmit të narkshtetit të Edi Ramës.

Por më parë unë u thashë se turizmi që dëgjojnë shqiptarët nga teleturizmat, të cilat në mënyrën më të papërgjegjshme nga mëngjesi deri në darkë përpiqen të sugjestionojnë njerëzit pa u treguar të vërtetat e kallp-turizmit shqiptar.

Turizmi pra është një pasuri përrallore e shqiptareve, por mallkim për qytetarët shqiptarë.

Po pse? Sepse duhet ta dini se për investitorët strategjikë të Edi Ramës, trafikantët, kriminelët e urryer që marrin tituje e investitorit strategjik, nga trojet publike janë dhënë rreth 6 kilometër katror troje.

Çdo vit nga buxheti juaj o qytetarë, për infrastrukturën e këtyre resorteve janë shpenzuar 400 milionë euro.

Pra, Banka e Shqipërisë na informon se u futën 2.8 miliardë.

Thesari i vendit informon se çdo vit shpenzohen 400 milionë euro në mbështetje të investitorëve strategjikë të Edi Ramës.

Po a e dini ju o miq se me 3.2 miliardë euro, rrogat e Shqipërisë do ishin sot 300 përqind më të larta.

Pensionet e shqiptarëve do të ishin sot 200 përqind më të larta.

A ka pra mallkim, a ka mënyrë se si të shndërrosh pasuritë përrallore të vendit tënd në një mallkim për qytetarët e tu.

Ja pra ku është shembulli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco