Vuksani: 33 mln euro duhet të kthehen nga qeveria shqiptare tek KE, si shpenzime të paligjshme për fondet IPARD

20:31, 22/06/2024
A+ Aa A-

Gjok Vuksani, Drejtues i Departamentit të Bujqeëisë në PD pjesëmarrës në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha, u shpreh se 33 milionë euro duhet të kthehen nga qeveria shqiptare tek Komisioni Europian si shpenzime të paligjshme per fondet IPARD.

Olaf  në radhë të parë e ka deklaruar si vendim përfundimtar që fondet e IPARD2 janë vjedhur, janë abuzaur me kontrata fiktive, më dhënie në mënyrë paraprake të parave të një kompanie konsulte të zgjedhur nga qeveria.

Janë abuzuar duke ju dhënë fonde atyre njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me bujqësinë.

Janë abuzuar duke dhënë fonde që nuk shkojnë në funksion të zhvillimit të bujqësisë dhe janë abuzuar duke ju dhënë fonde patronazhistëve të qeverisë.

Pasoja është shumë e madhe në dy drejtime kryesore, në radhë të parë, 33 milionë euro duhet të kthehen nga qeveria shqiptare tek Komisioni Europian si shpenzime të paligjshme, si dëm i shkaktuar nga abuzimi me këto fonde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco