'Mbroni pyjet nga zjarri! - Bashkia e Mirditës, thirrje qytetarëve: Së bashku kundër piromanëve

'Mbroni pyjet nga zjarri! - Bashkia e Mirditës, thirrje qytetarëve: Së bashku kundër piromanëve

08:21, 22/06/2024
A+ Aa A-

Bashkia e Mirditës i ka bërë thirrje qytetarëve të saj të mbrojnë pyjet nga zjarret në këtë periudhë tepër të nxehtë dhe plot rreziqe të qëndrojnë kundër piromanëve dhe personave të papërgjegjshëm që kanë nxitur katastrofat e rënda mjedisore vitet e fundit.

Në thirrjen e publikuar në rrjetet sociale, bashkia e drejtuar nga Albert Mlyshi ka dhënë edhe numrat e telefonit për rastet urgjente:

Të nderuar bashkëqytetarë!

Duke marrë parasysh rritjen e temperaturave dhe rrezikun e lartë të zjarreve, ju bëjmë thirrje të mos hezitoni të na ndihmoni me njoftime në Sallën Operative të MZSH-së, në nr. 128 për çdo situatë zjarresh.

Qëndroni në krahun tonë kundër piromanëve dhe individëve të papërgjegjshëm.

Siguria jonë është në dorën tonë! Shërbimi zjarrfikës i bashkisë së Mirditës ndodhet pranë jush në çdo situatë të vështirë, që mund të krijohet në këtë periudhë me temperatura të larta.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco