Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

VIDEO/ Berisha: Sot nuk ka vend tjetër në Europë ku 3 liderët e partive kryesore opozitare janë në arrest ose nën ndjekje nga hanxharët e këtij regjimi

20:32, 21/06/2024
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha ngriti alarmin me përdorimin e sistemit të drejtësisë nga regjimi i Edi Ramës.

Sipas Berishës, ‘sot nuk ka vend tjetër në Europë ku 3 liderët e partive kryesore opozitare janë në arrest ose nën ndjekje nga hanxharët e këtij regjimi’.

Berisha: Edi Rama, ky famëzi punon ditë e natë për një Shqipëri pa opozitë.

Sot nuk ka vend tjetër në Europë ku tre liderët e partive kryesore opozitare janë në arrest ose nën ndjekje nga hanxharët e këtij regjimi.

Nga Dumanë dhe Zamanë, kriminelë pengmarrës, që nuk kanë ligj as Kushtetutë.

Që qëndron në detyrë vetëm me peqe lepe, duke shkelmuar Kushtetutën e vendit të tij.

I bëj thirrje çdo punonjësi të atij institucioni të pështyjë në surrat Altin Dumanin, që nuk ka nder, nuk ka Kushtetutë, por është një lëpirës që lëpin kockat që i hedh Edi Rama dhe zbaton urdhrat e tij.

U bëj thirrje prokurorëve, u bëj thirrje hetuesve, mos zbatoni urdhrat të një krimineli kushtetues. Të një njeriu që nuk ka marrë votat, po vetëm me peqe lepe qëndron aty dhe mendon se është prokurori i të huajve dhe jo i shqiptarëve.

Është një mercenar i Edi Ramës, i mafies ndërkombëtare.

Aty e ka dosjen e McGonigalit, rasti më flagrant në historinë e Europës dhe botë, ku kryeministri ka korruptuar me 225 mijë dollarë shefin e kundërzbulimit, në SHBA futet në burg, kurse McGonigalë të tjerë mbrojnë Edi Ramën në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco