Kryeministri Mitsotakis: Dua të lirohet Beleri! Dëshira ime është të betohet në Strasburg

Kryeministri Mitsotakis: Dua të lirohet Beleri! Dëshira ime është të betohet në Strasburg

22:30, 20/06/2024
A+ Aa A-

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është shprehur se dëshira e tij është që Fredi Beleri të shkojë të bëjë betimin në Strasburg më 16 korrik dhe padyshim të marrë pjesë në votimin për Presidentin e ardhshëm të Komisionit Evropian, sepse çdo votë ka rëndësi.

Në një intervistë për radion ‘Realneës’ i pyetur për Shqipërinë dhe çështjen Beleri, Mitsotakis theksoi se janë në pritje të një vendimi përfundimtar të gjykatës ka thënë Mistoatkis duke shtuar se në çdo rast, Beleri do të jetë i lirë në shtator.

Ndërkohë kreu i qeverisë greke ka folur me një gjuhë të ashpër për udhëheqjen e Maqedonisë së Veriut.

“Ne nuk mund të vazhdojmë kështu” -ka thënë Mitsotakis . “Kryeministri i Maqedonisë së Veriut që nga momenti kur merr detyrën do të gjendet në një pozitë shumë të pakëndshme nëse këmbëngul në këtë retorikë, kur takohemi në NATO, në kuadër të Samitit për 75 vjetorin e Aleancës”.

“Sigurisht që do ta ngre këtë çështje atje dhe mendoj se do të kem shumë aleatë në këtë përpjekje»- ka theksuar kryeministri grek. “Shkupi duhet të kuptojë se nuk mund të luajë me Athinën në një çështje të tillë. Sepse nëse vendi do të kishte kërkuar një emër të dyfishtë, kjo çështje do të ishte mbyllur shumë vite më parë” -ka thënë ai.

“Shkupi iu bashkua NATO-s pikërisht përmes një marrëveshjeje, me problemet e saj, e cila megjithatë siguroi një emër mbi të gjitha. Dhe nëse kjo vihet në pikëpyetje, atëherë Maqedonia e Veriut duhet ta dijë se do të ketë probleme të mëdha, jo vetëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Greqinë, por edhe në marrëdhëniet e saj brenda NATO-s dhe me Bashkimin Evropian, nga i cili pret në një moment të bëhet anëtar”- ka paralajmëruar Mitsotakis.

Ndërkohë kreu i VMRO-DPMNE-së Kristijan Mickoski ka dhënë përgjigjen e tij kërcënimeve të Athinës duke u shprehur se është i gatshëm që në Samitin e ardhshëm të NATO-s, të përballet me kryeministrin grek, por edhe me politikanët e BE-së për çështjen e emrit.

“Më intereson të ndërtojmë ura dhe jo t’i shembim ato. Nëse në Evropë ekzistojnë-dhe nuk besoj që ekzistojnë- politikanë evropianë që prezantohen si modernë dhe bashkëkohorë në shekullin 21,ndlrsa brenda tyre kanë motive talibaneze dhe duan ta rrezikojnë të drejtën e njeriut që është e mbrojtur me shumë konventa ndërkombëtare, atëherë unë jam i gatshëm me ato njerëz të shkëmbej argumente dhe të debatoj. Nuk ka asnjë dilemë -ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco