VIDEO/ Tomorri: Nëse mendon që qeveria po të takson padrejtësish, mos shko në gjykata por në kutinë e votimit

17:20, 20/06/2024
A+ Aa A-

I ftuar në misionin ‘Task Force’ në ‘SYRI TV ‘me moderatoren, Sonila Meço për të diskutuar mbi vendimin qeverisë për të taksuar profesionet e lira ishte gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri

Tomorri është shprehur se politikat  e padrejta fiskale nuk ka nevojë që të dërgohen në Gjykata por ato luftohen me votë, nëse mendon se je taksuar padrejtësisht shko voto kundër asaj qeverie që e ka vendosur.

"Politikat e padrejta fiskale luftohen me votë, kjo çështje nuk ka nevojë të shkojë në gjykata, shko voto dhe rrëzoje qeverinë nëse mendon se ajo po të takson padrejtësisht.

Nuk gjen dot një vendim të vetëm që Gjykata Kushtetuese ka vendosur kundër qeverisë, ndërkohë që qeveria ka pasur një traditë që përpara reformës në drejtësi ku janë rrëzuar me dhjetra vendime të qeverive dhe në këtë aspekt ka një regres sa i përket të tilla vendimeve.

Për vetë situatën që po kalon Shqipëria kjo sjellë një problem shumë ë madh pasi dhe emigracioni e ka zbrazur vendon dhe vendosja e një takse shtesë për shtresën e mesme dhe bizneset e lira i detyron ato të largohen dhe të heqin dorë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco