VIDEO/ Buxhuku: Biznesi është kundër qeverisë për Dhomën Kombëtare të Ekonomisë

17:00, 20/06/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me m0dertaroien Edvin Parruca për të diskutuar rreth projektligjit sa i takon konfindustrisë ishte ekonomisti, Gjergji Buxhuku.

Buxhuku është shprehur se qeveria kërkon të ndërtojë një projektligj për konfindustrinë si modeli kontinental i cili në thelb ka si strukturim orientimin nga qeveria dhe jo të ndërtojë një model anglosakson ku bizneset rregullohen dhe bashkëpunojnë në mënyrë të lirë e pavarur nga qeveria.

“Do paguhet një detyrim vjetor duke krijuar një portofol milionaeurosh që nuk dihet se kush do ta menaxhojë. Praktikisht vihet një taksë e re mbi bizneset. Ajo që e bën të pakuptueshme këtë nismë të qeverisë është pikërisht në këtë kohë kur problematikat janë kaq të mëdha këtu merren nisma të cilat praktikisht mundohen që të krijojnë dhomat ekonomike si modelet italiane të cilat duhet të flasin ashtu siç i orienton qeveria.

Ndërsa përvoja anglosaksone e lë krejt të lirë biznesin se si do të organizohen ato , që të kenë një bashkëpunim më të fortë me qeverinë.

Modeli i dytë që këta i referohen është modeli kontenintel i cili ka vazhduar si një ëprvojë e mbretërive që kanë ekzistuar në europë.

Shqipëria është një vend që ministri ekonomie, ministri tregtie, ministri financash, ministri biznesi, ka qendër të regjistrimit të biznesit, ka këshill investimesh, ka këshill konsultimesh të biznesit. Pra, kemi me dhjetra institucione shtetërore dhe i shtohet edhe një i ri në këtë mishmash institucionesh pafund që thjeshtë shpenzojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco