Noka: Basha mercenar i lal vjedhësit

Noka: Basha mercenar i lal vjedhësit

22:58, 19/06/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka akuzuar Lulzim Bashën se ka përfunduar si mercenar dhe kamikaz i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë një interviste në TopNews, Noka theksoi se ‘është rast unikal në botë, të vijë të kapet një lal vjedhësi me vjedhje 100% dhe ai që mendonte se përfaqësonte dikur opozitën, nuk guxon as ta përmendë as të belbëzojë por bën gjithçka që ta anashkalojë dhe ta devijojë thelbin e protestave’.

‘Pra çfarë është, nga mercenar i Edi Ramës në mercenar i lal vjedhësit, mjerim!’, u shpreh Noka.

Noka: Për sa i përket zotërisë që përmendët ju, derisa para ca kohësh njihej si ushtar dhe mercenar i Edi Ramës, ndjej dhimbje kur e shoh që është katandisur ushtar dhe mercenar i lal vjedhësit.

Këtë e vërtetoi dje dhe e perifrazoi nga goja e tij gjatë dhe gjerë që ësthë kthyer në një ushtar, mercenar apo kamikaz të lal vjedhësit.

Është për të ardhur keq për ne demokratët që kemi investuar 10 vjet tek një njeri i tillë.

Por është rast unikal në botë, të vijë të kapet një lal vjedhësi me vjedhje 100% dhe ai që mendonte se përfaqësonte dikur opozitën, nuk guxon as ta përmendë as të belbëzojë por bën gjithçka që ta anashkalojë dhe ta devijojë thelbin e protestave.

Pra çfarë është, nga mercenar i Edi Ramës në mercenar i lal vjedhësit, mjerim!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco