VIDEO/ Marku: Lakmia e kryeministrit për pushtet ka rënë mbi kurrizin e qytetarëve

20:16, 19/06/2024
A+ Aa A-

Dava Marku, mësuese, sekretare dege PD dega 11 e cila ishte pjesë e protestës kundër arrestimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se lakmia për pushtet e ka helmuar kryeministrin shqiptar i cili sheh interesat e tij, duke lënë mënjanë qytetarët.

"Urrejtja për qytetarët e ndershëm që mendojnë ndryshe nga kryeministri apo bashkëpunëtorët e tij e kanë bllokuar mendjen e tij duke na e bërë të madhe gropën ekonomike e financiare"-u shpreh Marku.

Deklarata e saj:

"Mirëmbrëma doktor Berisha i cili gjendet në arrest shtëpie pa prova e akuzë në një kohë që të tjerët lëviznin nëpër rrugët e Tiranës, të Europës dhe të botës të cilët janë me nje mal me akuza mbi supe.

Fjalët e zemrës janë për ju, bashkëudhëtare të kësaj rrugice që së bashku për 170 ditë e kemi bërë pjesë të axhendës tonë ditore e familjare ardhjen këtu në orën 20:00 për të mbështetur e bashkëbiseduar me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Lakmia për pushtetin e stërgjatë të rilindjes e pushtetit qendror, pushtetit të medias dhe të drejtësisë apo atij vendor e ka helmuar shpirtin e kryeministrit shqiptar, të kryebashhkiaut të Tiranës apo e tyre që shohin vec veten e tyre dhe jo qytetarët e Tiranës qe i kanë votuar për të qene atje.

Në fakt urrejtja për qytetarët e ndershëm që mendojnë ndryshe nga kryeministri apo bashkëpunëtorët e tij e kanë bllokuar mendjen e tij dhe arsyetimin e tij duke na e bërë të stërmadhe gropën ekonomike e financiare.

Sipas statistikave të fundit europiane, Shqipëria renditet e fundit ku qytetarët e saj janë më të varfër se shtete e tjera të BE dhe kjo është mjaft e trishtë, na e ka bërë tërmadhe edhe gropën e burimeve njerëzore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco