VIDEO/ Hoxha: Qeveri teknike pa Ramën kryeministër, kjo është garancie për zgjedhje të lira dhe të ndershme

20:14, 19/06/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Lisandër Hoxha në fjalën e tij në protestën kundër arrestimit politik të liderit të opozitës është shprehur se Rama i ka ditët e shkurtra në qeveri.

Hoxha ka theksuar se pa një qeveri teknike pa ramin kryeministër në Shqipëri nuk do të ketë stabilitet politik

"A e kuptoni se çfarë i ka bërë korrupsioni Shqipërisë, administrata e tejfryrë pasi në reformën e re territoriale ku pritej shkurtimi i vendeve të punës tani nga 3 mijë që kishin administratat e komunave rreth Tiranës tani ka shkuar në 10 mijë punonjës të tejmbushur me patronazhistë.

Është jetike që në Shqipëri të ketë një rotacion politik, të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të funksiono0jë demokracia. Sot jemi në kulmin e totalitarizmit.

Me ligjin e fundit në parlament trojet publike po fshihen që të ndërtohen pallate për veten e tyre, kjo ka qenë ëndrra e Ramës që kur ishte kryetar bashkie, të rrëmbente pronat publike. Tashmë kemi një PD që është kthyer logo në shtëpi dhe nuk kanë asnjë alibi tjetër përveç përballjes me demokratët me anë të  një qeverie teknike pa Ramën kryeministër."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco