Rrëzohet kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë, Gjokutaj: Kjo është estradë juridike

12:10, 18/06/2024
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj, duke folur për mediat pas seancës për kërkesën e ndryshimit të masës së sigurisë, është shprehur se, Apeli ka miratuar vendimin e shkallës së parë.

‘Gjykata miratoi vendimin e shkallës së parë, afërmendsh siç thotë SPAK.

Por çfarë po bën SPAK? Kjo është pjesa më shqetësuese e këtij procesi. Ky SPAK e ka devijuar objektin e hetimit’, tha gjatë fjalës së tij, avokati Gjokutaj.

Sipas avokatit, kjo që po ndodh me SPAK dhe në Gjykatën e Posaccme është një estradë juridike.

Sa i takon vendimit të sotëm, Gjokutaj theksoi se SPAK ka zhvendosur fokusin e hetimit në probleme teknike e financiare që nuk kanë lidhje me procedimin dhe korrupsionin për të cilin është regjistruar kjo çështje.

‘Gjykata miratoi vendimin e shkallës së parë. Por çfarë po bën SPAK-u kjo është pjesa më shqetësuese e këtij procesi ligjor që e ka zhvendosur fokuson e hetimit në probleme të nivelit teknik e financiar që nuk kanë lidhje me procedimin dhe korrupsionin për të cilin është regjistruar kjo çështje.  

Ne do të vazhdojmë rrugën tonë se ne nuk arrijmë të kuptojmë sesi kryhen veprime jashtë funksionit dhe qëllimit të çështjes. Ata po bëjnë akt ekspertim kontabël për të parë llogaritë dhe lëvizjet e parave. Nuk ka problem as midis bashkëpronarëve, as midis shitësve dhe blerësve.

Nuk ka element të tillë. Problemi është që një akt ekspertimi kontabël nuk bëhet pas 3 vjetëve e gjysmë hetimi por menjëherë se nëse ka lëvizje të shumave që nuk korrespondojnë me kostot reale atëherë për çfarë flitet?

Afatet e hetimi i ka përcaktuar ligji, këta janë duke i shtyrë. Berisha është duke qëndruar në paraburgim, ndërkohë që po kryhen veprime që nuk kanë lidhje me veprën penale të korruspionit. Hajde shpjegojeni ju dhe unë se ç’është kjo estradë juridike që këta po zhvillojnë’.

 

Komunikim për median

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 18.06.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 130 akti, datë 11.06.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: ‘Ankim ndaj vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (me objekt: Informacion dymujor në kuadër të procedimit penal)’, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco