VIDEO/ Balliu: Vjedhjet dhe babëzia janë fjalët që përshkruajnë më së miri sistemin e Erion Veliajt

11:56, 18/06/2024
A+ Aa A-

Koordinatori rajonal i Tiranës për PD, Klevis Balliu gjatë një deklarate për mediat, ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se i ka dhënë miliarda lekë tendera, firmës së drejtorit të Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit në Miniera dhe Industri, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Deklarata e Klevis Balliut:

Pas denoncimeve të shumta të Partisë Demokratike, të shpërfillura nga SPAK, për qokat e Veliajt për njerëzit e pushtetit, duke dhuruar tendera miliona euroshe deputeteve të partisë dhe drejtorëve të tij, drejtësia vazhdon të heshtë si fija e barit dhe e lejon këtë hajdut të vazhdojë vjedhjet.

Image

Qoka korruptive e radhës me paratë e qytetareve i bëhet Mehmet Hasalamit, drejtori i Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit në Miniera dhe Industri, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Image

Hasalami është njëherësh Pronar, me 100 përqind të kapitalit, në subjektin Instituti ‘Dekliada Alb shpk’. Me këtë kompani ai, për periudhën 2019-2023 ka përfituar 4.6 miliard lekë nga institucione shtetërore. Po me këtë ent privat ai është projektues dhe hartues raportesh për 18 projekte infrastrukturore që lidhen me energjinë, si dhe koncesionar në 2 koncesione.

Image

Erion Veliaj, konkurrenti më i madh i Edi Ramës në vjedhje. Sipas Open Data ka lidhur 41 kontrata publike, përfshirë edhe procesin e rindërtimit si dhe kontrata publike gjatë vitit 2024 me kompaninë e Hasalamit kundrejt vlerës 2.2 milion euro.

Image

Në kushtet kur organet e drejtësisë nuk veprojnë, na lind detyra të gjithëve bashkë ne të çojmë ne koshin e plehrave pushtetarët e korruptuar si Erion Veliaj.

Ju ftojmë ditën e premte ora 11:00 në proteste kundër hajdutit më të madh nga Tirana në Bagdad, Erion Veliaj.

Të protestojmë për të shpëtuar Tiranën nga kthetrat e hajdutërisë rilindase.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco