'Po mbrojmë shtresën e mesme'/ Tabaku dhe Koliqi: Ligj anti-kushtetues dhe preferencial

11:51, 18/06/2024
A+ Aa A-

Deputetet Jorida Tabaku dhe Emilia koliqi kanë dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me seancën që po mbahet në Kushtetuese mbi paditë për taksimin e profesioneve të lira.

Ajo ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese dëgjoi palët ndërsa koncepti kryesor sipas saj është të mbrohet puna, shtresa e mesme dhe ata që punojnë.

“Koncepti kryesor qe po diskutojmë sot është se duhet të mbrojmë punën dhe shtresën e mesme. Ligji për Tatimet është ndryshuar 23 herë, duke krijuar pasiguri dhe trajtim preferencial për një grup që është duke u hequr nga taksat. 106 profesione të lira janë duke paguar një trajtim të padrejtë. Ky ligj është antikushtetues dhe ka trajtim preferencial. Do të ketë efekt bumerang të rritjes së çmimeve. Ligji është bumerang i qeverisë, favorizimi i pakicës dhe goditja e shumicës.”

Koliqi u shpreh se ligjet fiskale kanë patur ndryshime duke rritur pasigurinë për bizneset dhe profesionet e lira, i tillë është edhe ky ligj. Administrata tatimore është e paaftë për zbatimin e ligjit. Te profesione e lira nuk janë vetë avokatët, stomatologët etj, por janë edhe shërbimet e tjera sociale. Takisimi për këto shërbime ishte zero dhe ka shkuar nga 15-23%, kjo barrë bie mbi gjithë shqiptarët dhe unë besoj se Gjykata Kushtetuese nuk do pranojë kë ligj arbitrar, tha Emilia Koliqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco