SPAK nis hetimet ndaj Ogerta Manastirliut, u padit nga Vokshi për tenderat sekret në kohën e Covid

SPAK nis hetimet ndaj Ogerta Manastirliut, u padit nga Vokshi për tenderat sekret në kohën e Covid

11:53, 18/06/2024
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal ndaj ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, lidhur me një kallëzim të bërë nga deputetja demokrate Albana Vokshi, për keqmeanxhimin dhe abuzimin me fondet për Covid-19 kur Manastirliu drejtonte Shëndetësinë.

Procedimi penal mban numrin 81 i vitit 2024, për shpërdorim detyre, ndërsa kallëzimi është bërë në vitin 2020. Në kallëzim pretendohet se gjatë pandemisë janë bërë tendera sekret nga Ministria e Shëndetësisë që drejtohej nga Ogerta Manastirliu.

Burime pranë organit të akuzës thonë se për këtë çështje janë duke u kryer veprime hetimore, ndërkohë që muaj më parë ministrja dha sqarime për disa orë në SPAK, por nuk u konfirmua zyrtarisht për çfarë çështje.

Ndërkohë, disa javë më parë, Vokshi ka bërë një kallëzim shtesë ndaj Manastirliut, duke shtuar prova për tendera. Konkretisht, bëhet fjalë për disa shkelje ligjore si ‘Shpërdorimi i detyrës’, ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, kryer ne bashkëpunim, me dyshimet se ministrja, por edhe shtetas të tjerë, mund të kenë abuzuat me të ashtuquajturit ‘Tendera Sekrete’ të prokuruar në mënyre abuzive gjatë periudhës së pandemisë.

‘Përmes dy Vendimeve të Këshillit të Ministrave (VKM) konkretisht: VKM Nr. 203, datë 26.02.2020 ‘Për procedurat që përdoren për Lidhjen e Kontratave që Diktohen nga Interesa Thelbësor të Shtetit' dhe Ndryshimeve te bëra me VKM nr. 242 date 22.03.2020 ‘Për disa shtesa në Vendimin nr. 203’, Këshilli i Ministrave i barazon procedurat dhe kontraktimet për shkak të Covid-19 si Kontraktime Sekrete. Kjo VKM është në kundërshtim me Kushtetutën’, thuhet në kallëzim.

Po ashtu, Neni 6 i Ligjit të Prokurimit Publik (ku është mbështetur KM për nxjerrjen e kësaj VKM) nuk autorizon nxjerrjen e një Akti Normativ të Veçantë për kontratat sekrete, kontratat që kërkojnë masa të veçanta sigurie dhe kontratat që diktohen nga interesa thelbësore të shtetit, thuhet më tej nga pala kallëzuese.

'Abuzim duhet të konsiderohet edhe fakti se VKM nr. 203 nuk ka përcaktuar përkufizimin e gjendjes, rrethanave, apo rasteve kur kemi të bëjmë me ‘interesa thelbësore të shtetit’, por këto rrethana i ka lënë rast pas rasti në vlerësim të autoriteteve kontraktore. Pra e thënë shkurt, kushtet kur termi ‘interesa thelbësore të shtetit’ nuk ka gjetur një rregullim ligjor, ngelet një situate abstrakte e pa përkufizuar dhe në vlerësimin subjektiv të çdo autoriteti duke rritur riskun për arbitraritet’.

VKM-të e sipërcituara sipas Vokshit, krijon situata ku klienti përzgjidhet pa publikim dhe thirrje për shprehje interesi, çka bën të pamundur identifikimin dhe kërkimin për operator eficent.

Po ashtu, me propozim të Manastirliut dhe miratim të kryeministrit Edi Ramë, u arrit deri aty sa u shpall në kundërshtim me ligjin si ‘sekret shetëror’ edhe tenderi për blerjen e letrës higjienike 2 dhe 9 tendera të tjera që nuk kishin asnjë arsye serioze/bindëse për të qenë ‘sekret’, në shkelje flagrante me ligjin e prokurimeve në fuqi, apo aktet nënligjore të dala në zbatim të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco