Lajmi i fundit

LIVE/ Mjekët pazare me jetën, qytetarët protestë te Ministria e Shëndetësisë

VIDEO/ Avokatët e kreut të PD dhe Malltezit kërkesë Apelit për shuarjen e masave të sigurisë

10:58, 18/06/2024
A+ Aa A-

Avokatët e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i janë drejtuar Apelit të Posaçëm lidhur me informacionin dy mujor të SPAK për hetimet ndaj tij.

Seanca është zhvilluar paraditen e sotme në gjykatën e posaçme.

Në të njëjtën seancë avokatët e Berishës dhe Malltezit kanë kërkuar zëvendësim masave të sigurisë.

Avokatët e liderit të opozitës kanë pasur kontestime në lidhje me hetimin e prokurorëve të SPAK, të cilët i kanë cilësuar si të përcipta. Gjithashtu avokatët kanë deklaruar se, prokurorët nuk janë treguar korrekt.

Në këtë seancë është kërkuar nga avokatët Genc Gjokutaj dhe Klodian Skënderi është kërkuar zëvendësimi i masës së sigurisë.

Togat e zeza janë tërhequr për vendim që do të jepet në orën 12:00.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco