VIDEO/ Tre padi për taksën për profesionet e lira, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendimin

10:29, 18/06/2024
A+ Aa A-

Gjykata Kushtetuese ka nisur sot seancën e hapur ku po diskutohet mbi padinë ndaj ligjit të taksimit të profesioneve të lira. Për këtë ligj, janë depozituar tre padi, ndërkohë që palët kanë paraqitur argumentet e tyre. Pasi janë parashtruar argumentet, trupa gjykuese është tërhequr për të dhënë vendimin mbi paditë.

Në lidhje me ligjin në fjalë ka pasur reagime të ashpra nga përfaqësues të këtyre profesioneve, të cilët theksojnë se kjo taksë po i çon drejt falimentimit.

Kujtojmë se pak ditë më parë ata protestuan para Gjykatës Kushtetuese. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi dje duke u shprehur se kjo është një betejë kundër një sistemi të korruptuar fiskal. Tabaku thekson se në Kosovë, profesionet e lira taksohen me 9%, ndërkohë që punëtorët taksohen me një progresivitet deri në 10% (pra, më poshtë se në Shqipëri). ‘Nëse në Shqipëri, profesionet e lira taksohen në letër me 15% deri në 23% në vendet e rajonit ky taksim është shumë më i ulët’, – shprehet ajo.

Ndër të tjera, deputetja demokrate shkruan se ‘kriza ekonomike që po kalon vendi është një krizë me origjinë mazhorancën socialiste dhe sistemin e korruptuar fiskal që kjo mazhorancë dhe qeveri ka sponsorizuar’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco