VIDEO/ Bushati: Kujt Amerike ti besoj, asaj që vjen ai birbo i Sorrosit dhe thotë se, jeni të lumtur se keni Ramën

21:33, 17/06/2024
A+ Aa A-

Analisti Andi Bushati, gjatë bisedës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV duke folur për provat e humbur britanike ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha, është shprehur se, nuk di se cilës Amerikë ti besojë.

Gjatë diskutimit Bushati u shpreh se, ‘kujt Amerike ti besoj unë? Asaj që vjen ai birbo i Sorrosit këtu dhe thotë, sa të lumtur jeni ju shqiptarët që keni një udhëheqës si Edi Rama’.

‘Nuk i dhimbset Amerikës, nëse nuk na dhimbset ne demokracia jonë. Të themi do na shpëtojë Amerika, se do na bëjë SPAK e do na shpërndajë non grata apo fletë lavdrimi.

Kujt Amerike ti besoj unë? Asaj që vjen ai birbo i Sorrosit këtu dhe thotë, sa të lumtur jeni ju shqiptarët që keni një udhëheqës si Edi Rama.

Një bandit që vjedh Shqipërinë nga mëngjesi në darkë, ma shet njësoj Blinkeni, siç më shiste Dvoranin, më shet dhe Ramën.

Po besova unë këtë përrallë duhet të jem idiot dhe nuk duhet të dal në ekran, që këta pisa po na bëkan ne demokraci në Shqipëri. As nuk e kanë në axhendë fare.

Aq sa e kishin në Afganistan, aq e kanë në axhendë demokracinë në Shqipëri.

Na trajtojnë njësoj si indianët që shfarosën para 3 shekujsh’, tha Andi Bushati në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco