​BIRN i Sorosit vijon mashtrimet/ Komisionin britanik e quan gjykatë

​BIRN i Sorosit vijon mashtrimet/ Komisionin britanik e quan gjykatë

21:29, 17/06/2024
A+ Aa A-

Një komision i posaçëm apelimi për çështjet e emigracionit në Britaninë e Madhe publikoi sot një vendim për kreun e opozitës shqiptare, Sali Berisha.

Vendimi zbuloi qartësisht skandalet dhe prapaskenat e vendimit abuziv politik për shpalljen e Berishës non-grata në Britaninë e Madhe.

Por përpos të tjerave, autoritetet britanike pranojnë se vendimi për Berishën nuk është bazuar në prova e fakte, por në të ashtuquajturat 'burime të hapura'.

Me fjalë të tjera, te ato që kanë shkruar mediat dhe çfarë kanë thënë OJF-të.

Po ashtu pranohet se vendimi bazohet te shkrimet e medias BIRN, e cila merr financime nga miliarderi majtist, Xhorxh Soros.

Dhe pikërisht sot, BIRN vazhdoi mashtrimet.

Sipas agjencisë, vendimi ndaj Berishës u mor nga një gjykatë.

"Gjykata angleze lë në fuqi sanksionet kundër Sali Berishës," shkruan BIRN.

Në fakt BIRN e di shumë mirë se vendimi ka dalë nga një komision për çështjet e emigracionit.

Sikundër BIRN e di shumë mirë se kreu e opozitës kërkoi të ndiqte rrugën ligjore në gjykata, por kjo ishte instanca ku e drejtuan.

Shkrimi i tyre i sotëm vetëm sa vërteton se gjithçka është pjesë e një fushate kundër liderit opozitar, Sali Berisha.

Strumbullari dihet, ai quhet Xhorxh Soros.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco