Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Salianji: Me votë të lirë, jo vetëm brenda PD-së por edhe shoqërisë, kryetar i opozitës është Sali Berisha

21:20, 17/06/2024
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live, deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka folur për vendimin sotëm të britanikëve kundër liderit të opozitës, Sali Berisha, të cilët në deklaratën e tyre thonë se u kanë humbur provat.

Sipas Salianjit, ‘ka qënë një garë brenda PD-së për drejtimin e PD dhe është vendosur me votë jo vetëm brenda demokratëve por edhe brenda shoqërisë që kryetar i opozitës është Sali Berisha dhe pasi kanë ndodhur këto procese është çimentuar Sali Berisha duke marrë edhe flamurin’.

‘Votuesi i lirë vendosi që Sali Berisha të jetë kryetari i opozitës dhe tashmë është fakti i njohur edhe ligjërisht se deri dje kishim dhe një diskutim tjetër. Pra shkoi edhe sigla, flamuri dhe ligjshëmria më pas aty ku ishte edhe masa më e madhe e njerëzve’, theksoi Salianji.

Salianji: Po ka pasur një ndërrim elite, u ndërrua elita e Partisë Demokratike dhe erdhi Sali Berisha pas shpalljes ‘non grata’. Ky është debat i 9 shtatorit.

Të gjitha argumentat që thuhen tani dhe po risillen, janë debatuar në publik dhe janë matur me votë.

Ka qënë një garë brenda PD-së për drejtimin e PD dhe është vendosur me votë jo vetëm brenda demokratëve por edhe brenda shoqërisë që kryetar i opozitës është Sali Berisha dhe pasi kanë ndodhur këto procese është çimentuar Sali Berisha duke marrë edhe flamurin.

Ishte masë kundërproduktive. Masa nëse është masë për të ndërruar elitën, ka ndodhur që ndërroi elitën po hoqi një elitë të re të PD-së dhe risolli Sali Berishën sepse votuesi i lirë vendosi që Sali Berisha të jetë kryetari i opozitës dhe tashmë është fakti i njohur edhe ligjërisht se deri dje kishim dhe një diskutim tjetër.

Pra shkoi edhe sigla, flamuri dhe ligjshëmria më pas aty ku ishte edhe masa më e madhe e njerëzve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco