VIDEO/ Berisha: Mbështetja juaj më shumëfishon për të vazhduar betejën dhëmb për dhëmb me çdo qeveritar, me çdo të huaj, me çdo korruptokrat

20:53, 17/06/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës ka vlerësuar mbështetjen e demokratëve dhe qytetarëve gjatë këtyre muajve të fundit, të cilët mblidhen përnatë poshtë banesës së tij, pas vendimit politik me ‘arrest shtëpie’ të dirigjuar nga Edi Rama.

‘Mbështetja juaj më shumëfishon për të vazhduar betejën dhëmb për dhëmb me çdo qeveritar, me çdo të huaj, me çdo korruptokrat’, u shpreh Berisha.

Berisha: Kam hedhur poshtë një nga një të gjitha pretendimet, por ndjehem sot para jush dhe çdo shqiptari më krenar se kurrë ndonjëherë.

Ndjehem krenar se u them ju, beteja kundër korrupsionit ka qenë dhe mbetet beteja e jetës sime.

Se 8 vite në pushtet, ajo betejë transformoi Shqipërinë sa kurrë në historinë e saj.

Se e vazhdova atë betejë në opozitë, pa asnjë lëkundje. Vazhdova atë betejë kundër Edi Ramës dhe ministrave të tij, por edhe kundër ambasadorëve të turpit, që shkelmonin misionin e tyre.

Po, po, sepse mbroja jo vetëm interesat e shqiptarëve, por edhe të taksapaguesve të vendeve të tyre.

Dhe ndjehem shumë i lehtësuar sot, kur detyrohen të bëjnë Dumanin, kur të detyrohen të bëjnë Milonain. Turp, turp, turp!

Sot garantoj çdo shqiptar se ndjehem sonte më i motivuar se kurrë në këtë betejë. Se cilido që cenon me korrupsion interesat e tyre, çfarëdo qoftë ai, kryeministër apo president, do marrë denoncimin e Sali Berishës.

Do mbroj interesat tuaja.

Do mbetem shqiptar gjithë jetën time.

E kuptoni ju vetë tani se sa e pakufishme është mirënjohja ime ndaj jush që më mbështesni.

Se sa e pakufishme dhe frymëzuese është mirënjohja ndaj shqiptarëve që më mbështesin.

Se sa më shumëfishon fuqinë kjo mbështetje për të vazhduar betejën dhëmb për dhëmb me çdo qeveritar, me çdo të huaj, me çdo korruptokrat, pavarësisht nga vendi, funksioni, pozicionet.

Ata që detyrohen të fshehin të vërtetat, janë Dumanër, Millonai, janë korrupsioni i tokës kudo që ndodhen. Të ardhme nuk kanë.

Nuk u ndahem, nuk u ndahem, nuk u ndahem!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco