Lajmi i fundit

Kuvendi i jep fund spekulimeve, kryetarit të PD Sali Berisha nuk i hiqet mandati i deputetit

SYRI TV/ Meta: Tirana, lavatrice e pastrimit të parave

18:37, 17/06/2024
A+ Aa A-

‘Tirana është kthyer në një lavatrice gjigande e pastrimit të parave të pista përmes sektorit të ndërtimit’. Kështu deklaroi Presidenti  i PL, Ilir Meta ndërsa akuzoi SPAK-un se po bllokon hetimet, duke u kthyer në parti të paligjshme prokurorësh, në shërbim të Edi Ramës. Akuza ndaj Prokurorisë Speciale Meta hodhi edhe për amnistinë ndaj krimeve elektorale, duke theksuar se hetimet hapen vetëm pasi Rama i vjedh zgjedhjet me paratë e Inceneratorëve.

Presidenti i  Partisë së Lirisë Ilir  Meta deklaroi se Tirana është kthyer në një lavatrice gjigande e pastrit të parave të pista përmes ndërtimit. Në një konferencë për mediat,  Meta dencoi bllokimin e hetimeve për pastrimin e parave, ndërsa akuzoi SPAK-un se nën drejtimin e Altin Duamhnit, është kthyer  në një parti të paligjshme prokurorësh që i shërbejnë Edi Ramës

Meta akuzo SPAK-un edhe për amnistinë që sipas tij o u bëhen krimeve elektorale,duke theksuar se hetimet hapen pasi Rama i blen zgjedhjet me paratë e djegsave

Meta ju  rikthye  edhe nje here deklaratave të tij në Rroskovec për të  marrë armët dhe kallashin, ku u shpreh se  dhuna që po përdoret për të zbuar banorët e kësaj zone, meriton përgjigje

Sipas Presidentit të PL, në Shqipëri ligji ka rënë dhe mafia ka kapur totalisht shtetin

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco