VIDEO/ Neza: Qeveria e Ramës ka ndërtuar skemën më kriminale të zhvillimit të korrupsionit në Shqipëri

18:10, 17/06/2024
A+ Aa A-

Gazetari Sami Neza i ftuar në emisionin "Task Force" me Sonila Meçon në Syri Tv tha se korrupsioni në Shqipëri furnizon krimin e organizuar, teksa e cilëson qeverinë e Ramës si të vetmen me një skemë të mirëfilltë të zhvillimit kriminal .

Neza ngriti pikëpyetje për të dënuarit e opozitës nga drejtësia e Ramës si të akuzuar për korrupsion, se si mund të përfshihen në vepra të tilla teksa kanë 10 vite në opozitë përballë një pushteti i cili nuk të lë të marrësh pjesë në të.

“Nongrata e Berishës, qoftë nga departamenti i shtetit, qoftë nga Britania e Madhe, nuk e ka ndihmuar Shqipërinë, nuk e ka ndihmuar demorkacinë, nuk e ka ndihmuar as luftën kundër korrupsionit. E ka mjegulluar tërësisht pamjen e Edi Ramës qoftë si kryeministër, qoftë si qeveri e cila ka zhvilluar  dhe ka ndërtuar skemën më kriminale të zhvillimit të korrupsionit në Shqipëri.

Në 97-ësh Sali Berisha ka dhënë  dorëheqjen si president, ka lëshuar pushtetin dhe ka kaluar 8 vite në opozitë. Ka humbur zgjedhjet në vitin 2013. Për 10 vite ai nuk ka pasur pushtet. Nuk e di sesi një opozitë e cila ka 10 vite që qëndron si e tillë, pa pushtet, përballë një pushteti i cili nuk të lë të marrësh pjesë aspak në pushtetin e tij, të mund të kryejë vepra substanciale, korruptive të cilat mbrojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar” tha Neza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco