Lajmi i fundit

Kuvendi i jep fund spekulimeve, kryetarit të PD Sali Berisha nuk i hiqet mandati i deputetit

VIDEO/ Sharra, Jamarbër Malltezi: Bombë ekologjike

17:14, 17/06/2024
A+ Aa A-

Drejtuesi I Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi denoncoi ezaurimin e kapacitetit për depozitimin e mbetjeve në mungesë të incenerimit në Landfillin e Sharrës. Në një dalje për mediat, Malltezi deklaroi se Landfilli I Sharrës rrezikon të kthehet në një bombë ekologjikë, si dhe shtoi se SPAK prej 4 vitesh po zvarrit çështjen për skemën korruptive me inceneratorin e Tiranës, I cili ende nuk ekziston si objekt. Malltezi sfidoi edhe SPAK – un , duke I ngritur disa pyetje për Ëngjëll Agaccin dhe për Artur Metanin,  të cilët janë përgjegjës aferën me inceneratorin.

Drejtuesi I Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike,  Jamarbër Malltezi denoncoi rrezikun e kthimit të Landfillit të Sharrës në bombë ekologjike për shkak të ezaurimit të kapacitetit për depozitimin e mbetjeve në mungesë të incenerimit. Malltezi u shpreh se projekti I trubetuar me të madhe nga kryeministri Edi Rama ka dështuar, pasi inceneratori nuk ekziston si objekt, për shkak të vjedhjes së miliona eurovë të qytetarëve.

Malltezi hodhi akuza në drejtim të SPAK, I cili prej 4 vitesh e zavrrit çështjen për inceneratorin e Tiranës, si dhe nuk heton në bazë të  padisë së PD-së  për grup të strukturuar kriminal.

Jamarbër Malltezi sfidoi Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, duke I ngritur disa pyetje për Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Minsitrave Ëngjëll Agaccin, si dhe për Artur Metanin, I cili ka mbajtur postin  e  drejtorit të Departamentit Juridik të Këshillit të Ministrave.

Drejtuesi I Departamentit të Mjedisit Jamarbër Malltezi u shpreh se për aferën me inceneratorin e Tiranës ku përgjegjës janë zyrtarët e lartë socialistë nuk bëhet transaprencë se ku kanë shkuar qindra milionë euro, në një kohë që inceneratori nuk ekziston si objekt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco