Sabotimi i hetimit parlamentar, Zhupa: Milva Ekonomi në konflikt interesi, firmosi konçensionin e Sterilizimit

Sabotimi i hetimit parlamentar, Zhupa: Milva Ekonomi në konflikt interesi, firmosi konçensionin e Sterilizimit

14:29, 17/06/2024
A+ Aa A-

Vendosja e qëllimshme nga kryeministri Edi Rama i ish-firmëtarëve të koncesioneve korruptive në Shëndetësi si anëtarë në komisionin hetimor parlamentar të kërkuar nga opozita, dëshmohet edhe njëherë tjetër me praninë problematike të deputetes socialiste Milva Ekonomi pikërisht gjatë dëgjesave.

Ka qenë deputetja demokrate Ina Zhupa, e cila evidentoi në komisionin hetimor për Check up dhe Sterilizimin se anëtarja socialiste e këtij komisioni, Milva Ekonomi,  “ka konflikt interesi, pasi ka qenë drejtoreshë e Fondit të Sigurimeve të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësot dhe ka firmosur kontratën e financimit të Sterilizimit e ka miratuar pagesat.”

Sipas Zhupës, Ekonomi nuk duhet të jetë pjesë e dëgjesave të audituesve të KLSH-së, që e kanë kontrolluar Fondin pikërisht në periudhën kur znj. Ekonomi ka qenë drejtoreshë e tij."

Sikurse prej kohësh po kuptohet qartë tendenca për të mos lejuar transparencën e asaj që ka ndodhur, zhvatjen e milionave eurove nga koncensionet në Shëndetësi si kudo tjetër, me urdhër të Edi Ramës, PS voton kundër çdo vendimi në këtë komision.

Pamjet me video u përcollën nga Kryetari i PD, Sali Berisha, në Fb.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco