Lajmi i fundit

LIVE/ Skandali tek Onkologjiku, Bardhi: Kërkojmë interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë

VIDEO/ Resuli: Ulja e numrit të krerëve të bagëtive të imëta me më shumë se 55 përqind për tu shqetësuar, përgjegjësia e Ministrisë së Bujqësisë

13:52, 17/06/2024
A+ Aa A-

I ftuar Ervin Resuli, Kreu i Urdhërit Veterinar në Shqipëri në një lidhje me 'Skype' me 'Edicionin e Mesditës' në Syri Tv, pranoi se një nga problematikat kryesore të sektorit të blegtorisë në Shqipëri është ulja e numrit të krerëve të bagëtive të imëta me më shumë se 55 përqind, çfarë ka bërë që qytetarët të ushqehen me mish e qumësht importi.

Resuli theksoi se kjo është një përgjegjësi e Ministrisë së Bujqësisë, e cila, duhet të stimulojë blegtorët për rritjen e numrit të krerëve të bagëtive të imëta.

Në fakt blegtoria tashmë, nuk është viti i parë, por u bë viti i disatë që nëse do ju referohemi të dhënave të INSTAT, ne shohim një rënie drastike të numrit të krerëve të blegtorisë dhe kryesisht ato të imëtat.

Pra ajo me të cilën Shqiperia mund të sfidonte tregon rajonal por ndoshta dhe më gjerë do ishin të imëtat, pra delet dhe dhitë, kur në fakt çuditërisht dhe fatkeqësisht, pikërisht këto kanë pësuar një rënie drastike nga 4 milion të imëta ne numrojnë rreth 1.7 milionë, çfarë do thotë se ne kemi humbur mbi 55 përqind të kafshëve të cilat nuk gjenden më dhe ne jemi të detyruar prej 3 vitesh kemi filluar importin e të imëtave nga jashtë.

Në fakt është për të ardhur keq pasi është një ekskluzivitet të cilin ne mund ta ruanim, një ekskluzivitet me të cilin mund të konkuronim tregun dhe jo te importonim.

Ajo që ve theksin unë dhe është për tu shqetësuar... është mungesa e perspektivës apo mungesa e asaj që Ministria e Bujqësisë duhet të stimulojë blegtorët dhe fermerët që nuk duhet të braktisin fermat apo të ulin numrin e krerëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco