Beleri bën rekurs në Gjykatën e Lartë kundër SPAK: Nuk hetoi kallëzimin tim

Beleri bën rekurs në Gjykatën e Lartë kundër SPAK: Nuk hetoi kallëzimin tim

12:30, 17/06/2024
A+ Aa A-

Teksa Gjykata e Apelit është tërhequr për të marrë një vendim përfundimtar për Fredi Belerin, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës ka hapur një tjetër betejë në Gjykatën e Lartë.

Kjo gjykatë ka regjistruar rekursin e Belerit kundër një vendimi të SPAK për të mos hetuar një kallëzim të bërë prej tij.

Bëhet fjalë për vendimin e 3 gushtit 2023 të SPAK për "mosfillim procedimi penal", për kallëzimin e bërë nga Beleri për "falsifikim" dhe "shpërdorim të detyrës".

Në kallëzimin e tij, kryebashkiaku i zgjedhur pretendonte falsifikim të dy akteve që ndodheshin në dosjen hetimore ndaj tij, dëshminë e penalitetit dhe regjistrin e procedimeve penale të Prokurorisë së Vlorës.

Vendimmarrjen e SPAK për të mos nisur hetim penal, Beleri e kundërshtoi fillimisht në Gjykatën e Posaçme e në Apel dhe së fundmi në Gjykatën e Lartë.

Provat e falsifikuara në dosje dhe ato të pavlefshme ligjërisht u pretenduan nga Beleri edhe në seancën e së enjtes në Apelin e Posaçëm, ku kundërshtoi dënimin e Shkallës së Parë me 2 vjet burg për akuzën e "korrupsionit në zgjedhje".

Vendimi përfundimtar në Apel do të shpallet me 25 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco